KRYEFAQJA » 50 Minuta
50 Minuta në Radio Tirana

50 Minuta

E hënë – E enjte, ora 13.05-14.00 në Radio Tirana, Kanali i Parë, 99.5 MhZ

Posta elektronike: 50.minuta@rtsh.al

50 minuta është një program muzikor, në qendër të të cilit është muzika, por kjo  e fundit i përshtatet nje tematike të caktuar, e cila:

  • Herë lidhet me zhanrin (psh baladat më të mira të rockut në vitet ’70), ku flitet jo vetëm për muzikën, por stilin e jetesës, ndryshimet e mëdha në kulturë dhe në mentalitet, kryesisht në Amerikën e viteve 70-të.
  • Herë lidhet me vitet (psh këngët më të mira të viteve 90, pavarësisht rrymës, por duke u mbështetur në numrin e albumeve të shituara, koncerteve, turneve etj)
  • Herë lidhet me kolonat zanore të filmave (për shembull ndërsa jepet informacion për këngën e cila është përdorur si kolonë zanore, jepet edhe informacion për filmin, sa kanë qenë shpenzimet për x film, sa janë deklaruar të ardhurat prej tij, pse disa kanë dështuar dhe disa kanë kaluar pritshmëritë deri edhe në 150 fish)
  • Herë, mbështetet në cover (psh këngët e famshme të kënduara nga artistë të tjerë, shoqëruar me informacione të tipit: sa ka kushtuar blerja e të drejtës për këtë këngë, pse kuotohen më shumë artistët që nuk jetojnë më etj),
  • Herë mbështetet në emra të njohur artistësh apo grupesh të një vendi të caktuar, duke u alternuar jo vetëm me emra të artistëve, por edhe me aspekte historike të vendit për të cilin po flitet (psh nëse vendosim per nje playlistë me muzikë italiane, krahas informacioneve për artistët, jepet informacion për arkitekturën, qytetërimin, vendet turistike etj)
  • Programi është ideuar dhe drejtohet nga gazetarja Kozeta Kurti, fillimet e së cilës në radio lidhen me vitin 1997. Ka punuar në radio Perla, Radio Rash, Top Albania Radio, Nrg Radio, Radio Ora News, Radio Plus 2 dhe prejt shtatorit të vitit 2014 është pjesë e stafit të Radio Tiranës.

Kthehu Pas