Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991 Pėr dispozitat kryesore kushtetuese me propozimin e njė grupi deputetėsh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPERISĖ
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon veprimtarinė e radios dhe televizionit publik e privat nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.
Neni 2
Veprimtaria radiotelevizive
Veprimtaria radiotelevizive pėrfshin prodhimin, transmetimin dhe ritransmetimin e programeve dhe informacioneve tė ēdo lloji me anė tė zėrit, figurės, sinjaleve tė koduara, shkrimit, tė destinuara pėr publikun nėpėrmjet valėve elektromagnetike, kabllove, pėrsėritėsve, satelitėve apo me ēdo mjet tjetėr.
Neni 3
Baza ligjore e veprimtarisė radiotelevizive
Veprimtaria radiotelevizive zhvillohet nė pėrputhje me ligjin nr.7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me aktet ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė, me dispozitat e kėtij ligji, me ligjin nr.8288, datė 18.2.1998 "Pėr Entin Rregullator tė Telekomunikacioneve", me ligjin nr.7564, datė 19.5.1992 "Pėr tė drejtėn e autorit", ndryshuar me ligjin nr.7923, datė 19.4.1995, si dhe me dispozitat e tjera ligjore qė janė nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė.
Pėr tė ushtruar njė veprimtari radiotelevizive private, ēdo subjekt fizik apo juridik pajiset me licencė.
Neni 4
Parimet themelore tė zhvillimit tė veprimtarisė radiotelevizive
Veprimtaria radiotelevizive ėshtė e lirė.
Veprimtaria radiotelevizive respekton paanshmėrisht tė drejtėn pėr informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetėn private tė njeriut, si dhe tė drejtat e liritė themelore tė tij. Nė kėtė veprimtari respektohen nė mėnyrė tė veēantė tė drejtat, interesat dhe kėrkesat morale e ligjore pėr mbrojtjen e tė miturve.
Veprimtaria radiotelevizive nuk lejohet tė cenojė rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombėtar.
Neni 5
Pavarėsia editoriale sigurohet me ligj.
Punėsimi, ngritja nė detyrė, si dhe tė drejtat dhe detyrat e punonjėsve tė radiove dhe televizioneve publike dhe private nuk pėrcaktohen nga seksi, origjina, pikėpamjet politike, besimi fetar apo anėtarėsia nė sindikata.
KREU II
KĖSHILLI KOMBĖTAR I RADIOS DHE TELEVIZIONIT
Neni 6
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit
Pėr rregullimin dhe mbikėqyrjen e veprimtarisė radiotelevizive nė Republikėn e Shqipėrisė krijohet Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili ėshtė organizėm i pavarur, qė vepron nė bazė e pėr zbatimin e dispozitave tė kėtij ligji.
Neni 7
Kompetencat
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit ka kėto kompetenca:
1. Kontrollon zbatimin e kėtij ligji dhe tė ligjeve tė tjera pėr mediat nga subjektet qė ushtrojnė veprimtari radiotelevizive, publike e private, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.
2. Monitoron programet informative tė transmetuara nga operatorėt radiotelevizivė kombėtarė. Kur e gjykon tė arsyeshme, KKRT-ja monitoron edhe programet informative tė transmetuara nga operatorėt radiotelevizivė lokalė.
3. Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave tė caktuara pėr transmetime radioje dhe televizive, nė pėrputhje me pėrcaktimet pėr shėrbimin radiodifuzion nė Planin kombėtar tė radiofrekuencave tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave.
4. Garanton konkurrencėn e ndershme nė fushėn e mediave elektronike, duke siguruar njėkohėsisht zhvillimin e mėtejshėm tė Radios dhe Televizionit publik shqiptar.
5. U jep dhe u heq licencat subjekteve private pėr transmetim programesh radiotelevizive, pėrfshirė teletekstin, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė dhe kontrollon respektimin e kushteve tė pėrcaktuara nė licencė. Shqyrtimi i kėrkesave pėr licenca bėhet nė mėnyrė publike. Vendimet e tij pėr dhėnien e heqjen e licencave botohen nė Fletoren Zyrtare.
6. Harton rregulloren me kriteret pėr dhėnien e licencave nė pėrputhje me kėtė ligj. Organizon dhėnien e tyre dhe garanton barazinė e trajtimit tė kėrkesave. Njofton arsyet e refuzimit, pezullimit ose tė heqjes sė licencės dhe shqyrton ankimin e subjektit qė pretendon se ėshtė cenuar, i cili nė ēdo rast mund ti drejtohet pėr ankesė gjykatės.
7. Jep dhe heq licenca pėr instalimin e pėrsėritėsve radiotelevizivė tė programeve tė huaja pėr zona tė ndryshme tė vendit.
8. Jep dhe heq licenca pėr ritransmetim tė radiove dhe televizioneve tė huaja nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė pėr publikun nė Shqipėri.
9. U jep autorizime operatorėve publikė dhe privatė shqiptarė pėr transmetime nga Shqipėria nė drejtim tė vendeve tė tjera (pėr tė tretė), duke respektuar konventat ndėrkombėtare.
10. Cakton norma prodhimi dhe transmetimi pėr mediat elektronike publike dhe private lidhur me aspekte tė ndryshme tė zbatimit tė kėtij ligji.
11. Vendos zbatimin e sanksioneve tė pėrcaktuara nė kėtė ligj pėr subjektet qė veprojnė nė kundėrshtim me kėto dispozita, si dhe, sipas rastit, kėrkon ndėrhyrjen e organeve tė tjera sipas kompetencės sė tyre.
12. Mban regjistrat, skedat dhe arkivin e licencave, si dhe dokumentacionin qė lidhet me to, duke pasqyruar tė gjitha ndryshimet e mėvonshme.
13. Kėrkon nga administrata shtetėrore, gjykatat, bankat dhe organizma tė tjerė pėrkatės, si dhe nga titullarėt e subjekteve tė licencuar informacione qė i gjykon tė nevojshme pėr tė kontrolluar vėrtetėsinė e tė dhėnave tė paraqitura nga kėrkuesi i licencės para dhėnies sė saj ose nė ēdo ēast tjetėr. Kėto tė dhėna pėrdoren vetėm pėr zbatimin e detyrave tė ngarkuara nga ky ligj. Pėrhapja dhe botimi i tyre nuk lejohet.
14. Jep mendim pėr perspektivėn e veprimtarisė radiotelevizive.
15. Shpreh zyrtarisht propozimet e tij pėr nėnshkrimin dhe zbatimin korrekt tė marrėveshjeve ndėrkombėtare, qė kanė tė bėjnė me transmetimet radiotelevizive.
16. Merr pjesė nė veprimtari ndėrkombėtare nė lidhje me strategjinė dhe perspektivat e zhvillimit tė radios dhe televizionit, duke pėrfaqėsuar Shqipėrinė dhe mbėshtet pjesėmarrjen e bashkėpunimin e subjekteve publike e private me organizata homologe europiane e botėrore nė fushėn e programeve dhe tė transmetimeve radiotelevizive. Pėrgatit studime me rekomandime pėr qėndrimin e Shqipėrisė nė bisedimet ndėrkombėtare zyrtare mbi transmetimet radiotelevizive.
17. Sugjeron ndryshime tė legjislacionit dhe tė rregulloreve, tė cilat diktohen nga evolucioni teknologjik, ekonomik, social dhe kulturor nė fushėn e mjeteve elektronike tė komunikimit masiv.
18. Harton strukturėn organizative dhe rregulloren e brendshme tė administratės sė KKRT-sė.
18/a. Miraton projektbuxhetin vjetor tė KKRT-sė, shqyrton dhe miraton bilancin vjetor tė KKRT-sė, si dhe raportin vjetor mbi veprimtarinė e KKRT-sė pėrpara se ti paraqitet Komisionit Parlamentar pėr Mjetet e Informimit Publik.
18/b. Miraton strukturėn organike dhe numrin e punonjėsve tė administratės sė KKRT-sė, si dhe emėron e shkarkon drejtorėt nė administratėn e KKRT-sė, nė pėrputhje me ligjin nr.8549, datė 11.11.1999 Statusi i Nėpunėsit Civil.
19. Raporton nė fillim tė ēdo viti pėr veprimtarinė vjetore tė KKRT-sė dhe mėnyrėn se si janė respektuar nga rrjeti publik dhe privat detyrimet qė rrjedhin nga ky ligj. Raportin e paraqet para Komisionit tė Pėrhershėm pėr Mjetet e Informimit Publik dhe para Kuvendit Popullor nė seancė plenare.
Kuvendi miraton raportin vjetor pėr veprimtarinė e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit me shumicėn e votave, nė prani tė mė shumė se gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij. Nėse pėr dy vjet radhazi, Kuvendi nuk miraton raportin vjetor pėr veprimtarinė e KKRT-sė, atėherė KKRT-ja shpėrndahet. KKRT-ja rizgjidhet sipas procedurave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, por jo mė vonė se tridhjetė ditė pas shpėrndarjes sė Kėshillit paraardhės.
20. Nė bashkėpunim me ERT-nė kontrollon cilėsinė e marrjes sė sinjaleve nė zonat e licencuara dhe kėrkon zgjidhje pėr ankesat e publikut pėr cilėsinė e transmetimit tė sinjaleve radiotelevizive.
21. Nxjerr vendime nė zbatim tė kėtij ligji.
Neni 8
Pėrbėrja
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit pėrbėhet nga Kryetari, Zėvendėskryetari dhe 5 anėtarė tė zgjedhur nga radhėt e personaliteteve nė fushat e politologjisė, drejtėsisė, masmedias, sociologjisė apo shkencave tė tjera humanitare, tė cilat kanė lidhje ose ndikojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė mbi qėllimet e veprimtarisė radiotelevizive, siē pėrcaktohet nė nenet 35 e 36 tė kėtij ligji.
KKRT-ja ushtron veprimtarinė e vet nė pėrputhje me kėtė ligj nėn mbikėqyrjen e Kuvendit.
Funksioni i Kryetarit dhe i Zėvendėskryetarit ėshtė me kohė tė plotė dhe i papajtueshėm me ēdo detyrė ose funksion tjetėr publik e privat, me pėrjashtim tė mėsimdhėnies.
Paga e Kryetarit, e Zėvendėskryetarit dhe masa e shpėrblimit tė 5 anėtarėve tė tjerė tė kėtij kėshilli caktohet nė pėrputhje me ligjin nr.9584, datė 17.7.2006 "Pėr pagat, shpėrblimet dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe tė institucioneve tė pavaruara tė krijuara me ligj.
Neni 9
Zgjedhja
l. Anėtarėt e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit zgjidhen nga Kuvendi pėr njė periudhė 5-vjeēare, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė. Komisioni pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i propozon Kuvendit 2 kandidatura alternative pėr ēdo vend anėtari tė KKRT-sė, pas njė pėrzgjedhjeje mes tė paktėn 4 kandidaturave tė propozura nga subjektet pėrkatėse si mė poshtė:
a) nga shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
b) nga shoqatat e medias sė shkruar;
c) nga profesorati dhe shoqatat e inxhinierisė elektrike dhe elektronike;
ē) nga profesorati i sė drejtės, shoqatat e juristėve dhe Dhoma Kombėtare e Avokatisė;
d) nga subjektet parlamentare;
dh) nga organizatat jofitimprurėse qė veprojnė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave tė fėmijėve ose kėrkimeve nė politikat publike.
2. Pėr pėrzgjedhjen e kandidaturave alternative pėr ēdo vend anėtari tė KKRT-sė, Komisioni pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zbaton procedurėn e mėposhtme:
Kandidaturat e administruara, nė bazė tė propozimeve tė mėsipėrme, i nėnshtrohen pėrjashtimit njė nga njė deri nė mbetjen e njė numri qė i korrespondon dy tė tillave pėr ēdo vend anėtari, tė cilat i propozohen seancės plenare. Procedura e pėrjashtimit zbatohet sipas radhės: njė nga pėrfaqėsuesit e shumicės parlamentare dhe njė nga pėrfaqėsuesit e opozitės.
3. Kandidatėt pėr anėtarė, tė zgjedhur nga fushat e caktuara sipas nenit 8 tė ligjit, pėrzgjidhen ndėrmjet personaliteteve qė kanė tituj tė lartė nderi (dekorata), sipas ligjit nr. 8113, datė 28.3.1996 Pėr dekoratat nė Republikėn e Shqipėrisė, tituj e grada shkencore apo kualifikime tė ngjashme, ose qė janė autorė veprash dhe publikimesh nė fushat e mėsipėrme. Kandidatėt e pėrzgjedhur duhet tė mos jenė larguar nga shėrbimi civil, detyra apo funksioni publik si pasojė e njė mase disiplinore.
4. Kandidaturat e propozuara nga subjektet e pėrcaktuara nė shkronjėn c tė pikės 1 duhet tė kenė grada ose tituj shkencorė.
5. Kuvendi, me votim tė hapur, zgjedh njėrin nga anėtarėt e Kėshillit nė detyrėn e Kryetarit tė KKRT-sė, ndėrsa Zėvendėskryetari zgjidhet nga KKRT-ja me votim tė fshehtė.
Nė mėnyrė qė tė sigurohet vijimėsia e funksionimit tė KKRT-sė, gjatė mandatit tė parė tė tij, Kryetari dhe Zėvendėskryetari i KKRT-sė zgjidhen nė funksion pėr njė periudhė 5-vjeēare, ndėrsa 5 anėtarėt e tjerė pėr njė periudhė 3.5-vjeēare.
Neni 10
Organizimi dhe funksionimi i KKRT-sė
Pranė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit vepron administrata e tij, e cila realizon gjithė veprimtarinė e nevojshme pėrgatitore e administrative nė shėrbim tė Kėshillit.
Struktura organizative e administratės sė KKRT-sė pėrbėhet nga departamente e drejtori. Struktura e administratės, kriteret e punėsimit, si dhe struktura e pagave pėrcaktohen nga KKRT-ja sipas modeleve tė institucioneve tė ngjashme tė pavarura. Sigurimet shoqėrore, pensionet suplementare, si dhe privilegjet e tjera ligjore nė fuqi pėr institucionet e tė njėjtit nivel zbatohen dhe pėr administratėn e KKRT-sė.
Funksionimi i brendshėm i KKRT-sė, procedurat e vendimmarrjes dhe zbatimi i tyre, hartuar sipas dispozitave nė fuqi, propozohen nga Kryetari dhe miratohen nga Kėshilli.
Neni 10/a
Kompetencat e Kryetarit tė KKRT-sė
Kryetari ėshtė drejtues ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit.
Kryetari ushtron kėto detyra kryesore:
a) organizon, bashkėrendon e drejton veprimtarinė e KKRT-sė dhe tė administratės sė KKRT-sė nė pėrputhje me ligjin dhe rregulloret e KKRT-sė;
b) i propozon KKRT-sė tematikėn e mbledhjeve, rendin e ditės, problemet qė do tė shqyrtohen me projektvendimet e relacionet pėrkatėse;
c) emėron e shkarkon punonjėsit e administratės sė KKRT-sė, sipas dispozitave nė fuqi pėr shėrbimin civil dhe marrėdhėniet e punės, me pėrjashtim tė punonjėsve qė janė emėrtesė e vetė Kėshillit;
ē) pėrfaqėson KKRT-nė nė marrėdhėniet me tė tretėt dhe me organizatat ndėrkombėtare;
d) raporton nė Kuvend pėr veprimtarinė vjetore tė KKRT-sė.
Nė zbatim tė detyrave tė veta, Kryetari nxjerr urdhra dhe udhėzime pėr administratėn.
Nė mungesė tė Kryetarit, funksionet e tij i kryen Zėvendėskryetari.
Neni 11
Financimi i KKRT-sė
Burimet e financimit tė KKRT-sė janė:
- tė ardhurat nga pagesat pėr marrjen dhe rinovimin e licencave;
- tė ardhurat nga pagesat vjetore tė licencės;
- tė ardhurat nga pėrpunimi i kėrkesave pėr licencim;
- tė ardhurat nga taksat pėr shėrbimet e transme¬timeve radiotelevizive tė caktuara nė ligjet fiskale;
- financime nga buxheti i shtetit;
- dhurimet.
Tarifat pėr marrjen dhe rinovimin e licencave pėr transmetim radioje dhe televiziv, si dhe tarifat vjetore pėr licencat e operatorėve privatė radioje FM dhe operatorėve privatė televizivė tokėsorė analogjikė pėrcaktohen nė kėtė ligj sipas lidhjes 1 bashkėlidhur.
Tarifat vjetore pėr ritransmetimin e programeve tė huaja me pėrsėritės, tarifat vjetore pėr transmetime radiotelevizive me kabėll dhe me satelit, tarifat pėr marrjen dhe pėr rinovimin e licencave pėr ta, pagesat pėr pėrpunimin e kėrkesave pėr licensim, kriteret dhe mėnyra e kryerjes sė tyre caktohen nga KKRT-ja.
Neni 12
KKRT-ja mban llogarinė e tė ardhurave dhe shpenzimeve nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar tė kontabilitetit.
Jo mė vonė se tre muaj para fillimit tė ēdo viti fiskal, Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit harton njė fond tė shpenzimeve operative tė parashikuara dhe ia paraqet pėr miratim Kėshillit tė Ministrave.
Neni 13
KKRT-ja mund tė pėrfitojė edhe nga dhurimet financiare ose materiale. Dhurimet pranohen pa kushte dhe pėrdoren pėr nevojat e punės sipas vlerėsimit tė KKRT-sė. Dhurimet deklarohen dhe shėnohen nė njė regjistėr qė administrata e KKRT-sė mban posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Nė fund tė vitit KKRT-ja detyrohet tė ēojė njė kopje tė regjistrit, hyrjet dhe daljet, nė Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe njė kopje tjetėr nė Komisionin e Pėrhershėm pėr Mjetet e Informimit Publik. Regjistri pėrcakton llojin e ndihmės, masėn, kohėn, subjektin qė jep dhurimin dhe mėnyrėn e lėvrimit tė dhurimit. Regjistri pėrmban edhe identitetin dhe firmėn e dhuruesit.
Neni 14
Papajtueshmėritė
Anėtarėt e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit nuk lejohen:
1. Tė jenė anėtarė tė partive dhe shoqatave politike, si dhe tė kenė ushtruar detyrėn e kryetarit tė bashkisė, deputetit, anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave apo tė prefektit gjatė 2 legjislaturave tė fundit ose tė kenė konkurruar pėr kryetar bashkie apo deputet nė zgjedhjet e organizuara pėr to;
2. tė jenė aksionerė, anėtarė tė organeve drejtuese, tė punėsuar tė shoqėrive anonime, qė kanė lidhje me mjetet e informimit masiv ose tė pėrfaqėsojnė interesa tregtarė qė janė nė kundėrshtim me funksionin e tyre;
3. tė lidhen me interesa financiarė qė kanė tė bėjnė me transmetimet nė radio dhe televizion nėpėrmjet pronėsisė, marrėdhėnieve tė punėsimit ose tregtare;
4. tė mbrojnė interesat e njė shoqėrie apo firme prodhimesh audiovizuale, botimesh shtypi, reklame ose telekomunikacioni.
Gjatė gjithė kohėzgjatjes sė detyrės, anėtarėt e KKRT-sė nuk lejohet tė shprehen a tė mbajnė qėndrime publike qė cenojnė paanshmėrinė e tyre nė raport me interesat e pėrfaqėsuar nė pikat 1 deri 4 tė kėtij neni.
Detyrimet e parashikuara nė pikat 3 dhe 4 tė kėtij neni do tė vazhdojnė tė jenė nė fuqi pėr njė vit pas mbarimit tė mandatit tė anėtarėve tė KKRT-sė.
Punonjėsit e administratės sė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit nuk lejohet tė jenė anėtarė tė bordeve administruese tė rrjeteve transmetuese publike e private, nuk lejohet tė jenė tė licencuar pėr transmetime radiotelevizive, nuk lejohet tė mbrojnė interesat e njė subjekti qė ka marrė licencė radiotelevizive apo tė ushtrojnė funksione nė shėrbim tė tij.
Neni 15
Lirimi nga detyra
1. Kryetari, zėvendėskryetari dhe ēdo anėtar i KKRT-sė lirohet nga detyra nga organi qė e zgjedh kur:
- dėnohet nga gjykata me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė krimi;
- bėhet i paaftė pėr tė kryer detyrėn pėr shkak sėmundjeje;
- mungon brenda 1 viti nė mė shumė se 1/3 e mbledhjeve tė Kėshillit;
- vėrtetohet se nuk plotėson detyrimet e nenit 14.
- kur nė mėnyrė tė pėrsėritur mbi 2 herė radhazi, me dashje ose pėr shkak tė neglizhencės, pengon formimin e kuorumit tė nevojshėm pėr mbledhjen e KKRT-sė. Kryetari, Zėvendėskryetari ose tė paktėn 2 anėtarė tė Kėshillit i drejtojnė Kuvendit kėrkesėn e arsyetuar pėr lirimin nga detyra. Kuvendi shqyrton kėrkesėn brenda 10 ditėve.
2. Kryetari, zėvendėskryetari dhe ēdo anėtar i KKRT-sė mund tė japė dorėheqjen me shkrim nė ēdo kohė.
3. Nė ēdo rast lirimi zgjidhet njė zėvendėsues, duke ndjekur procedurėn e parashikuar pėr zgjedhjen dhe pėr njė kohė tė barabartė me kohėn qė i kishte mbetur pararendėsit qė u lirua.
Neni 16
Detyrimi pėr ruajtjen e sekretit
Anėtarėt e Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit dhe nėpunėsit administrativė tė KKRT-sė detyrohen tė ruajnė sekretin profesional pėr faktet, informacionet dhe aktet pėr tė cilat janė vėnė nė dijeni pėr shkak tė detyrės qė ata kryejnė. Pėr shkeljet nė kėtė drejtim, mbajnė pėrgjegjėsi sipas dispozitave ligjore.
Neni 17
Kuorumi dhe vendimmarrja
1. Mbledhjet e KKRT-sė janė tė vlefshme kur nė to marrin pjesė jo mė pak se 4 anėtarė, me pėrjashtim tė rasteve kur kėrkohet shumicė e cilėsuar pėr marrjen e vendimit sipas pikės 2 tė kėtij neni.
2. Vendimet e KKRT-sė, tė marra sipas pikave 5 dhe 6 tė nenit 7 dhe pikės 5 tė nenit 9 tė kėtij ligji, quhen tė miratuara kur pėr to votojnė pro jo mė pak se 5.
KREU III
KĖSHILLI I ANKESAVE
Neni 18
1. Kėshilli i Ankesave pėr Radion dhe Televizionin ėshtė organizėm kėshillimor pranė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit.
Kėshilli i Ankesave caktohet nga Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit.
Ky Kėshill pėrbėhet nga kryetari dhe 2 anėtarė, specialistė tė fushės sė medias, tė cilėt emėrohen pėr njė periudhė 3-vjeēare, me tė drejtė riemėrimi jo mė shumė se 1 herė.
2. Objekti i punės sė Kėshillit tė Ankesave ėshtė sensibilizimi i opinionit publik pėr tė pėrgjegjėsuar entet radiotelevizive publike dhe private qė tė realizojnė normat morale dhe etike nė programet e tyre.
3. Kėshilli i Ankesave mbikėqyr, sidomos, programet radiotelevizive publike e private qė kanė tė bėjnė me shfaqjet e keqpėrdorimit tė dhunės, seksit dhe tė dinjitetit. Pėr kėtė qėllim Kėshilli ka tė drejtė tė kėrkojė e tė marrė pėr studim ēdo material audioviziv, qė ai e vlerėson tė nevojshėm pėr objektin e punės sė tij, vetėm pasi ky tė jetė transmetuar.
4. Ankesat ndaj programeve radiotelevizive publike e private, qė shqetėsojnė opinionin publik, shqyrtohen nga Kėshilli i Ankesave brenda 2 muajve nga data e transmetimit.
5. Kėshilli i Ankesave organizon anketime tė publikut pėr problemet etike dhe morale tė programeve radiotelevizive publike e private. Konkluzionet qė nxjerr nga anketimet dhe nga ankesat e publikut ia bėn tė njohura Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit, si dhe tė gjitha mjeteve tė informimit publik tė medias elektronike, tė cilat janė tė detyruara ti publikojnė kėto konkluzione. ēdo 6 muaj kėto konkluzione Kėshilli i Ankesave i boton nė njė buletin tė veēantė.
6. Shpėrblimi i anėtarėve tė Kėshillit tė Ankesave pėrcaktohet dhe pėrballohet nga KKRT-ja.
KREU IV
LICENCIMI
Neni 19
Licenca
Licenca e transmetimit radioteleviziv vlen si leje pėr instalimin e pajisjeve teknike dhe i jep subjektit privat tė drejtėn pėr transmetim. Ajo duhet tė pėrmbajė kėrkesat e nenit 23 tė kėtij ligji, tė drejtat e detyrimet e subjektit qė kėrkon tė licencohet dhe tė pėrcaktojė kushtet teknike e programore qė duhen plotėsuar pėr tė realizuar transmetimin.
Licenca autorizon shfrytėzimin e rrjeteve tė trasmetuesave me shtrirje kombėtare ose lokale dhe pėrcakton frekuencat e punės, fuqinė, vendvendosjen, zonėn e mbulimit, si dhe elemente tė tjera qė pėrcaktohen nė kėtė ligj dhe nė rregulloret e KKRT-sė.
Neni 20
Dispozita tė pėrgjithshme pėr licencime
Licencat janė dy llojesh: kombėtare dhe vendore.
Licencat pėr transmetim televiziv ose radioje nė shkallė kombėtare u jepen shoqėrive anonime qė themelohen me seli nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė me objekt ekskluziv veprimtarinė radiotelevizive. Aksionet qė pėrfaqėsojnė kapitalin nė njė shoqėri, mbajtėse tė njė licence pėr transmetim televiziv ose radio, janė nominative.
Asnjė person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk duhet tė ketė mė shumė se 40 pėr qind tė kapitalit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė.
Mbledhjet e zakonshme dhe tė jashtėzakonshme tė asamblesė sė shoqėrisė anonime, me objekt tė vetėm veprimtarinė pėr transmetime televizive ose radio, janė tė vlefshme kur nė to marrin pjesė jo mė pak se dy tė tretat e mbajtėsve tė aksioneve.
Njė person fizik ose juridik, qė ka aksione nė njė shoqėri televizive ose radioje kombėtare, nuk lejohet tė jetė, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, pjesėmarrės nė njė shoqėri tė dytė televizive ose radioje kombėtare, si dhe nuk i lejohet tė marrė licencė pėr transmetim televiziv ose radioje vendore.
Licencat pėr transmetim televiziv ose radioje vendore me modulim nė frekuencė u jepen personave juridikė e fizikė tė regjistruar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė me objekt ekskluziv veprimtarinė radiotelevizive. Tė njėjtit subjekt nuk i jepet licencė pėr mė shumė se dy zona transmetimi vendor. Licenca pėr transmetim vendor nė zonat urbane me mbi 200 000 banorė nuk u jepet personave fizikė.
I njėjti subjekt qė zotėron njė licencė pėr transmetim televiziv vendor mund tė marrė vetėm njė licencė tė dytė pėr transmetim radioje vendor.
I njejti subjekt qė zotėron njė licencė pėr radioje vendore mund tė marrė vetėm njė licencė tė dytė pėr transmetim televiziv vendor.
Mbajtėsi i licencės pėr transmetim tradioteleviziv kombėtar duhet tė realizojė mbulimin e mbi 70 pėr qind tė territorit tė vendit. Brenda 6 vjetėsh ky mbulim duhet tė arrijė tė pėrfshijė deri nė 90 pėr qind tė territorit dhe jo mė pak se 90 pėr qind tė popullsisė.
Mbajtėsi i licencės pėr transmetim televiziv ose radioje kombėtare ose vendore ėshtė i detyruar tė realizojė mbulimin e zonės sė caktuar nė licencė nė pėrputhje me normat teknike tė transmetimit. Zbatimi i normave teknike tė transmetimit monitorohet nga KKRT-ja.
Me termin "transmetim televiziv ose radioje vendore", sipas kėtij ligji nėnkuptohet mbulimi me sinjal televiziv ose radioje nga operatorėt televizivė ose radioje tė licencuar, si tė tillė, i territorit tė komunave, bashkive, deri nė hapėsirėn administrative tė dy prefekturave (zona e transmetimit), kur ato formojnė njė entitet gjeografik dhe qė ofrojnė burime tė mjaftueshme financiare pėr prodhim dhe transmetim programesh televizive ose radio.
I ndalohet huazimi i emrit, nė ēdo lloj mėnyre, ēdo subjekti fizik ose juridik, vendas ose tė huaj, qė kandidohet pėr marrjen e njė licence pėr veprimtari radioje ose televizive.
Njė person fizik ose juridik, qė ka aksione nė njė shoqėri radio ose televizive, nuk lejohet qė, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, tė marrė pjesė nė prokurimet me fondet publike tė shtetit, njėsive tė pushtetit vendor ose shoqėrive me kapital shtetėror, si dhe nė procesin e privatizimit tė pronės publike.
Neni 21
Procedura e dhėnies sė licencės
Licenca jepet nga Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit, i cili organizon pėr kėtė qėllim konkurrim kandidaturash pėr kėrkesat e depozituara. Kandidaturat qė fitojnė shpallen publikisht.
Radiotelevizioni publik Shqiptar nuk ka nevojė pėr licencė.
Neni 22
Vlefshmėria e licencės
Licenca e transmetimit ėshtė e patjetėrsueshme dhe vlen vetėm pėr subjektin tė cilit i ėshtė dhėnė. Nė rast se mbajtėsi i licencės hyn nė marrėdhėnie juridike civile, objekt i tė cilave ėshtė edhe veprimtaria radiotelevizive e licencuar, atėherė pėr cedimin ose kalimin e tė drejtave qė burojnė nga licenca kėrkohet miratimi i Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit. Subjektit qė ka fituar kėto tė drejta, miratimi i jepet nė formėn e njė licence tė re me tė njėjtėn pėrmbajtje. Kur Kėshilli nuk e miraton kalimin pėr shkaqe tė parashikuara nė kėtė ligj, i ofron frekuencat qė i pėrkasin kėsaj licence pėr njė konkurrim tė ri kandidaturash.
Neni 23
Kėrkesa pėr licencė
Kėrkesa pėr marrjen e licencės sė transmetimit radioteleviziv pėrmban:
1. emėrtimin, vendndodhjen, formėn ligjore tė subjektit qė bėn kėrkesėn bashkė me emrin dhe firmėn e personit qė ka tė drejtė ta pėrfaqėsojė atė;
2. dokumentet qė vėrtetojnė tė dhėna zyrtare e bankare mbi kapitalin financiar tė personit juridik apo fizik qė bėn kėrkesėn;
3. emėrtimin e programit dhe tė stacionit transmetues;
4. objektin dhe karakteristikat e pėrgjithshme tė shėrbimit, tė dhėna pėr kohėzgjatjen e programeve dhe territorin qė do tė mbulojė, si dhe projektin teknik tė instalimit dhe shfrytėzimit tė aparaturave;
5. listėn e administratorėve, parashikimet pėr shpenzimet dhe tė ardhurat, origjinėn dhe shumėn e financimeve tė parashikuara pėr kohėzgjatjen pėr tė cilėn kėrkohet licenca;
6. listėn emėrore tė anėtarėve tė Bordit Drejtues dhe curriculum vitae tė tyre. Numri minimal i anėtarėve tė Bordit pėr ēdo subjekt tė licencuar pėrcaktohet nė rregulloren e KKRT-sė;
7. pėrmbajtjen e programeve qė do tė transmetohen dhe strukturėn programore tė propozuar pėr transmetim, tė cilat tė shprehin qartė pluralizmin nė tėrėsinė e tyre dhe paanėsinė e informacionit;
8. raportin e kohės sė transmetimit qė do tė zėnė emisionet e prodhuara vetė dhe atyre tė prodhuara nė vend nė pėrpjesėtim me emisionet e tjera.
Neni 24
Vendimi pėr dhėnien e licencės
Vendimi pėr dhėnien ose mosdhėnien e licencave jepet brenda 90 ditėve pas afatit tė dorėzimit tė kėrkesave.
Pėr kėrkesėn qė miratohet, nė vendim shėnohen pėrmbajtja dhe sasia e programeve nė pėrputhje me kėtė ligj, kushtet teknike tė transmetimit, afati dhe tarifat vjetore qė i caktohen tė licencuarit.
Vendimi pėr dhėnien e licencės botohet nė Fletoren Zyrtare nė numrin mė tė afėrt tė saj.
I licencuari regjistrohet nė organet tatimore.
Neni 25
Afati i licencės
Licenca pėr veprimtari radiotelevizive kombėtare jepet pėr njė kohė deri nė 6 vjet pėr transmetimet nė radio dhe 8 vjet nė televizion, duke filluar qė nga dita e botimit tė vendimit pėr dhėnien e licencės nė Fletoren Zyrtare.
Licenca pėr veprimtari radiotelevizive lokale jepet pėr njė kohė deri nė 3 vjet pėr transmetime radiofonike dhe 5 vjet pėr transmetime televizive.
Kėrkesa pėr rinovimin e licencės bėhet 90 ditė pėrpara afatit tė pėrfundimit tė saj. Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit vendos pėr rinovimin ose pėr shpalljen e konkurrimit tė kandidaturave tė reja, nėse operatori i licencuar nuk ka qenė i rregullt nė zbatimin e kėtij ligji.
Neni 26
Mosdhėnia e licencės
Licenca nuk u jepet:
1. personave tė cilėve me vendim tė formės sė prerė tė gjykatės u ėshtė hequr zotėsia pėr tė vepruar;
2. partive dhe organizatave politike, komuniteteve dhe shoqatave fetare, autoriteteve tė pushtetit lokal, si dhe ēdo autoriteti tjetėr shtetėror;
3. enteve publike me karakter ekonomik, bankave dhe instituteve tė tjera tė kreditit.
Neni 27
Licenca pėr radio dhe televizion
Tė njėjtit subjekt mund ti jepet licencė pėr transmetim pėr radio dhe televizion lokal nė tė njėjtin territor.
Neni 28
Kushtet financiare pėr dhėnien e licencės
KKRT- ja verifikon nėse kapitali financiar i deklaruar dhe i nėnshkruar i pėrgjigjet projektit teknik dhe programor tė parashtruar nė kėrkesėn pėr licencė.
Neni 29
Kushti pėr pėrmbajtjen e programeve
Pėr marrjen e licencės me shtrirje lokale duhet qė tė paktėn 15 pėr qind e programeve javore tė pėrmbajnė informacion dhe programe qė lidhen me realitetin lokal, por qė nuk kanė karakter tregtar.
Neni 30
Detyrimi pėr njoftimin e ndryshimeve
I licencuari detyrohet tė njoftojė Kėshillin Kombėtar tė Radios dhe Televizionit pėr ēdo ndryshim tė tė dhėnave qė ka paraqitur nė kėrkesėn pėr marrjen e licencės ose pėr mosplotėsimin e kushteve tė caktuara nė licencė, duke dhėnė dhe arsyet pėrkatėse, paraprakisht dhe nė ēdo rast, jo mė vonė se 15 ditė pas bėrjes sė kėtyre ndryshimeve. Nėse ndryshimet merren parasysh, shpenzimet pėrkatėse i paguan i interesuari.
Neni 31
Ndryshimi i detyruar i kushteve tė licencės
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit ndryshon kushtet e pėrmendura nė licencė edhe pa miratimin e mbajtėsit tė saj, nė ato raste kur kėto ndryshime diktohen nga respektimi i marrėveshjeve ndėrkombėtare qė ka nėnshkruar Republika e Shqipėrisė, duke dhėnė kohėn e duhur pėr zbatimin e ndryshimeve, nėse kjo ėshtė e mundur. Nė kėto raste shpenzimet i paguan KKRT-ja.
Neni 32
Fillimi i transmetimit
Transmetimi nė bazė tė licencės sė dhėnė fillon vetėm pas inspektimit teknik tė projektit dhe tė pajisjeve nga Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit, i cili konfirmon zyrtarisht me shkrim pėrputhjen e kushteve tė licencės me ato tė realizuara faktikisht.
Neni 33
Pavlefshmėria e licencės
Licenca bėhet e pavlefshme kur:
1. mbaron afati i vlefshmėrisė dhe ajo nuk ėshtė rinovuar;
2. i licencuari heq dorė prej saj me shkrim;
3. Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit ka nxjerrė vendim pėr heqje licence nė bazė tė kompetencave qė i jep ky ligj;
4. deklarohet falimentimi;
5. kėrkuesi nuk e tėrheq licencėn ose nuk realizon detyrimet financiare tė parashikuara me ligj pas 90 ditėve nga momenti kur merr dijeni zyrtarisht pėr miratimin e saj.
Neni 34
Heqja e licencės
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit ka tė drejtė tė heqė licencėn e transmetimit kur:
1. ėshtė fituar sipas tė dhėnave tė rreme tė paraqitura nė kėrkesė;
2. nuk plotėsohen kushtet pėr tė cilat ėshtė dhėnė licenca;
3. cenohen rėndė detyrimet e caktuara nė kėtė ligj dhe detyrime tė tjera ligjore, qė lidhen me transmetimin e programeve, nė pėrputhje me nenin 137 tė kėtij ligji;
4. nuk ka filluar transmetim pas hyrjes nė fuqi tė vendimit pėr dhėnie licence pėr njė periudhė kohe:
a) - 180 ditė nė transmetimet e radios lokale;
- 270 ditė nė transmetimet e televizionit lokal;
b) - 1 vit nė transmetimet e radios kombėtare;
- 1 vit e gjysmė nė transmetimet e televizionit kombėtar;
5. pas fillimit tė transmetimit, gjatė njė viti kalendarik, nuk transmetohet 30 ditė, pa llogaritur ndėrprerjet pėr arsye teknike qė nuk varen nga mbajtėsi i licencės;
6. te mbajtėsi i licencės kanė ndodhur ndryshime qė e bėjnė tė pamundur respektimin e kushteve tė vendosura nė licencė;
7. prona e mbajtėsit tė licencės ka dalė nė ankand pėr shitje.
Kur hiqet licenca e transmetimit, mbajtėsi i saj ėshtė i detyruar ta kthejė atė pa kėrkuar dėmshpėrblim nga Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit.
KREU V
PROGRAMET RADIOTELEVIZIVE
Neni 35
Program radioteleviziv
Programe radiotelevizive quhen tėrėsia e emisioneve qė transmetohen nga njė stacion i caktuar. Radioja dhe televizioni publik transmetojnė emisione me karakter informativ, edukativ, kulturor, artistik e argėtues.
Nė programet radiotelevizive nuk lejohet censura.
Programet radiotelevizive respektojnė kufizimet e parashikuara me ligj, ato tė nenit 10 tė Konventės Europiane Pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut dhe tė kreut Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė.
Neni 36
Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnė dinjitetin vetjak dhe tė drejtat themelore tė njeriut, paanshmėrinė, plotėsinė dhe pluralizmin e informacionit, tė drejtat e fėmijėve dhe tė adoleshentėve, rendin publik dhe sigurinė kombėtare, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare, tė drejtat kushtetuese e njerėzore tė shtetasve, tė pakicave kombėtare nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare tė nėnshkruara nga Republika e Shqipėrisė, diversitetin fetar shqiptar.
Neni 37
Pėrdorimi i gjuhės shqipe ėshtė i detyruar pėr tė gjitha programet, pėrveē veprave muzikore me tekst nė gjuhė tė huaj, emisioneve pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja, emisioneve drejtuar posaēėrisht pakicave kombėtare dhe programeve tė subjekteve radiotelevizive lokale tė licencuara pėr transmetim nė gjuhėn e minoriteteve.
Filmat nė version origjinal nė kanalet kombėtare transmetohen tė shoqėruar me subtitrimin dhe dublimin nė gjuhėn shqipe. Pėr radiot dhe televizionet lokale ky detyrim fillon tė zbatohet njė vit pas licencimit.
Radioja dhe televizioni publik dhe privat pasqyrojnė nė veprimtarinė e tyre njė kulturė gjuhėsore nė pajtim me normėn e vendosur tė gjuhės letrare kombėtare.
Pėrjashtohen nga ky detyrim subjektet radiotelevizive tė licencuara ndryshe.
Neni 38
Programet e ndaluara me ligj
Nė radio dhe televizion nuk lejohet tė jepen programe qė nxisin dhunėn, urrejtjen kombėtare, fetare e raciale, veprime antikushtetuese, ndarjen territoriale, diskriminimin pėr shkak tė bindjeve politike dhe pėrkatėsisė fetare.
Nuk lejohet gjithashtu:
1. transmetimi i informacioneve tė cilat pėrbėjnė sekret shtetėror sipas ligjit dhe qė i sjellin dėm sigurisė kombėtare;
2. transmetimi i informacioneve qė cenojnė jetėn private tė shtetasve;
3. transmetimi i mesazheve tė shifruara kundėr interesave themelorė tė shtetit;
4. prodhimi e transmetimi i programeve pornografike.
Neni 39
Informacionet qė transmetohen pa shpėrblim
Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit pėrcakton me rregullore mesazhet me dobi shoqėrore apo me interes tė lartė pėr publikun e gjerė, tė cilat rrjetet radiotelevizive publike dhe private detyrohen ti transmetojnė pa shpėrblim.
Organet e pushtetit dhe tė administratės shtetėrore lokale kanė tė drejtė tu kėrkojnė tė licencuarve pėr transmetime radiotelevizive lokale private tė transmetojnė pa shpėrblim komunikata tė shkurtra, qė paraqesin interes tė veēantė pėr publikun e zonave ku ato transmetojnė dhe qė kanė tė bėjnė me shėndetėsinė, fatkeqėsiti natyrore, rendin.
Transmetuesit nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr pėrmbajtjen e kėtyre mesazheve.
Neni 40
Kohėzgjatja e transmetimit pėr programet private
Transmetimet e programeve nė radio ose televizion privat lokal detyrimisht duhet tė kenė kėtė kohėzgjatje:
1. Jo mė pak se 6 orė nė ditė transmetime nė radio.
2. Jo mė pak se 4 orė nė ditė transmetime nė televizion.
Transmetimet e programeve nė radio ose televizion privat nė shkallė kombėtare detyrimisht duhet tė kenė kėtė kohėzgjatje:
1. Jo mė pak se 10 orė nė ditė transmetime nė radio.
2. Jo mė pak se 6 orė nė ditė transmetime nė televizion.
Nuk konsiderohen programe transmetimet thjesht pėrsėritėse ose ato qė janė me figura fikse.
Neni 41
Transmetimi i lajmeve
Radioja dhe televizioni publik e privat nė shkallė kombėtare detyrohet tė transmetojė ēdo ditė lajme.
Lajmet dhe informacionet, qė transmetohen nga operatorėt radiotelevizivė nė edicionet informative, i paraqesin faktet dhe ngjarjet nė mėnyrė tė drejtė e tė paanshme, nxisin formimin e lirė tė mendimeve dhe nuk i shėrbejnė nė mėnyrė tė njėanshme interesave tė asnjė partie apo organizate politike, grupimi ekonomik dhe komuniteti a shoqate fetare.
Neni 42
Regjistrimi dhe arkivimi i lajmeve
Lajmet qė jepen nė radio e televizion (publik e privat, kombėtar e lokal) duhet tė regjistrohen e tė ruhen pėr njė periudhė 2-mujore pas ditės sė transmetimit.
Lajmet dhe ēdo program tjetėr i regjistruar nuk pėrjashtohen nga dispozitat e ligjit nr. 7726, datė 29.6.1993 Pėr fondin arkivor kombėtar dhe pėr arkivat, pėr aq sa ėshtė i mundur zbatimi i tyre.
Neni 43
Transmetimi i filmave
Veprat kinematografike (pėrveē rasteve tė marrėveshjeve midis transmetuesit dhe atij qė ka tė drejtėn e autorit) mund tė transmetohen nė televizion vetėm 2 vjet pas shfaqjes sė parė tė kėsaj vepre nė sallat kinematografike tė vendit tė origjinės. Pėr veprat e prodhuara nė bashkėpunim me kompanitė televizive ky afat reduktohet nė 1 vit, kur me marrėveshje nuk vendoset ndryshe.
Filmat dhe programet, qė janė tė ndaluara tė shfaqen nė kinema, nuk shfaqen nė televizion.
Filmat e ndaluar pėr fėmijėt nėn moshėn 14 vjeē nuk shfaqen nė televizion as pjesėrisht prej orės 600 deri nė orėn 200 tė ditės tjetėr.
Nė transmetimet e filmave zbatohen kėrkesat e ligjit nr. 8096, datė 29.4.1996 Pėr Kinematografinė, si dhe tė ligjit nr.7564, datė 19.51992 Pėr tė drejtėn e autorit, ndryshuar me ligjin nr.7923, datė 19.4.1995.
Pėr shkelje tė dispozitave tė ligjit pėr tė drejtėn e autorit, si dhe pėr shkelje tė tė drejtave qė lidhen me transmetimet radiotelevizive, pala e interesuar i drejtohet gjykatės nė pėrputhje dhe sipas procedurės sė pėrcaktuar nė ligjin pėr tė drejtėn e autorit.
Neni 44
Fshehtėsia e burimeve tė informacionit
Fshehtėsia e burimeve tė informacionit (pėrfshirė edhe materialet e hulumtuara nga gazetarėt) ėshtė e garantuar. Zbulimi i tyre bėhet vetėm nė raste tė veēanta tė parashikuara me ligj.
Neni 45
Pėrgjegjėsia pėr programin e transmetuar
Gazetari dhe redaktori pėrgjegjės i materialit tė transmetuar nė radio ose televizion, publik ose privat, mbajnė pėrgjegjėsi sipas rastit, penale ose civile, kur nga pavėrtetėsia e informacionit ose e programit tė transmetuar, personave juridikė ose privatė u janė shkaktuar dėme materiale ose morale.
Neni 46
Pasqyra informative e shtypit
Pasqyra informative e shtypit tė pėrditshėm dhe periodik nė programet radiotelevizive bėhet vetėm me lejen e botuesve tė secilit organ shtypi.
Neni 47
E drejta pėr pėrgėnjeshtrim
Subjekti i prekur nė interesat e tij morale ose materiale nga transmetimet e pavėrteta, ka tė drejtė ti kėrkojė subjektit radioteleviziv, publik ose privat, qė tė japė pėrkatėsisht nė radio ose nė televizion pėrgjigjen pėrgėnjeshtruese.
Pėrgjigjja transmetohet pa pagesė nė edicionin e ardhshėm tė tė njėjtit program ose tė tė njėjtės kategori programesh.
Pėrgjigjja duhet tė nėnshkruhet nga pala e interesuar ose pėrfaqėsuesi i saj ligjor dhe ti pėrmbahet vetėm fakteve pėr tė cilat ai e quan veten tė prekur.
Subjekti qė kėrkon tė drejtėn pėr pėrgėnjeshtrim provon qė informacioni i transmetuar nė adresė tė tij ėshtė i gėnjeshtėrt dhe i ėshtė dėmtuar njė interes i ligjshėm.
Nuk jepet e drejta e pėrgjigjes kur faktet pėr tė cilat subjekti e quan veten tė prekur kanė dalė gjatė sesioneve tė Kuvendit Popullor apo gjatė gjykimeve nė gjykatė.
Pėrgėnjeshtrimi refuzohet tė jepet nė radio ose nė televizion kur:
1. subjekti i interesuar nuk ka interesa legjitimė pėr publikimin e saj;
2. pėrgjegjja ėshtė shumė mė e gjatė sesa deklarata cilėsuese, pėr tė cilėn kėrkohet tė jepet pėrgjegjja;
3. kėrkesa pėr pėrgjigje nuk ėshtė bėrė brenda 2 muajve nga dita e dhėnies sė deklaratės qė kundėrshtohet.
Refuzimi i pėrgėnjeshtrimit pėr arsyet e mėsipėrme jepet me shkrim.
Pėr mosrespektimin e tė drejtės sė pėrgėnjeshtrimit, pėrgjegjėsi i emisionit ndėshkohet sipas sanksioneve tė parashikuara nė kėtė ligj.
Refuzimi i pėrgėnjeshtrimit nga subjektet radiotelevizive bėhet objekt i apelimit nė KKRT. Tė dyja palėt mund tė ankimojnė vendimet e KKRT-sė nė gjykatė.
Neni 48
Bilancet vjetore dhe pėrmbajtja e tyre
Operatorėt radiotelevizivė publikė e privatė janė tė detyruar tė hartojnė bilancet e tyre vjetore nė pėrputhje me legjislacionin pėr kontabilitetin, tė cilat i depozitojnė pranė KKRT-sė. Nė mėnyrė tė veēantė nė to pasqyrohen tė dhėna pėr programet e transmetuara, ēmimet e tyre kur ato janė blerė ose shuma e harxhuar kur ato janė programe origjinale, tė dhėna pėr reklamėn e transmetuar ose veprimtari tė tjera dhe tė ardhurat pėrkatėse, sponsorizimet, si dhe lista e financuesve apo dhuruesve me shumėn pėrkatėse dhe ēdo shpėrblim tjetėr nė favor tė subjektit radioteleviziv publik ose privat.
KREU VI
REKLAMA
Neni 49
Reklamė ėshtė ēdo mesazh qė synon tė nxisė shitblerjen e njė malli ose kryerjen e njė shėrbimi, duke paraqitur njė ide pėr tė arritur efektet qė dėshiron reklamuesi tė cilit i ėshtė dhėnė kohė transmetimi me pagesė ose me njė formė tjetėr shpėrblimi.
Neni 50
Kushtet pėr reklamėn
Transmetuesit radiotelevizivė detyrohen tė sigurojnė qė reklamat:
1. tė jenė me folės shqip ose me subtitrime shqip;
2. tė jenė tė ndershme e tė mos bėhen duke dėmtuar tė tjerėt;
3. tė mos jenė mashtruese dhe tė mos paragjykojnė interesat e konsumatorėve;
4. tė mos bėhen nga spikerėt e rregullt tė lajmeve ose nga paraqitėsit (paraqitėset) e programeve nė njė transmetues publik;
Nuk lejohen reklamat subliminale (qė veprojnė nė nėnvetėdijen e shikuesit dhe pėr shkak tė shpejtėsisė sė transmetimit nuk kapen nga shqisat e njeriut).
Neni 51
Forma e paraqitjes sė reklamave
Reklamat transmetohen midis e brenda programeve tė ndryshme, si dhe nė programe tė veēanta (programet-reklamė).
Nė radio transmetimet e reklamave veēohen qartė nga pjesėt e tjera tė programit me ndihmėn e mjeteve akustike, kurse nė televizion me ndihmėn e mjeteve optike dhe akustike. Nė parim ato transmetohen nė blloqe.
Lejohet transmetimi i programeve-reklamė nė qoftė se shprehet qartė karakteri reklamues i programit dhe reklama ėshtė pjesė thelbėsore e tij.
Programi-reklamė paraqitet si i tillė nė fillim tė emisionit dhe shoqėrohet nė fund me shėnimin program-reklamė.
Neni 52
Ndėrfutja e reklamave
Reklamat mund tė futen ndėrmjet programeve, si edhe nė rastet e pėrshkruara mė poshtė, brenda programeve, por duke mos dėmtuar integritetin dhe vlerėn e tyre.
Nė programe qė pėrbėhen nga pjesė tė pavarura ose nė programe kulturore-sportive dhe ngjarje tė tjera tė ngjashme qė pėrmbajnė intervale, reklamat ndėrfuten vetėm midis pjesėve ose nė intervalet. Nė programet e tjera ēdo ndėrprerje pėr reklama nuk do tė bėhet pa kaluar tė paktėn 20 minuta nga ndėrprerja mė e afėrt.
Transmetimi i filmave (duke pėrjashtuar dokumentarėt), kur zgjasin mė shumė se 45 minuta, mund tė ndėrpritet njė herė pėr ēdo periudhė tė plotė 45 minutshe me reklama qė nuk i kalojnė blloqet e 2 minutave. Ndėrprerja tjetėr lejohet nėse filmi vijon tė paktėn edhe 20 minuta pas dy ose mė shumė periudhave 45-minutshe.
Reklamat nuk ndėrfuten nė asnjė transmetim shėrbimi fetar.
Emisionet e lajmeve, dokumentarėt dhe programet e fėmijėve qė janė mė pak se gjysmė ore, nuk ndėrpriten nga transmetimi i reklamave.
Neni 53
Kohėzgjatja e transmetimit tė reklamave
Koha e transmetimit tė reklamave nė televizion nuk duhet tė kalojė 15 pėr qind tė kohės ditore tė transmetimit.
Koha e transmetimit tė reklamave televizive gjatė 1 ore transmetimi nuk duhet ti kalojė 12 minutat.
Koha e transmetimit tė reklamave nė radio nuk duhet tė kalojė 10 pėr qind tė kohės sė pėrgjithshme tė transmetimit.
Kėrkesat e kėtij neni janė tė detyrueshme pėr radiot dhe televizionet publike.
Neni 54
Arkivimi i reklamave
Reklamat e transmetuara ruhen tė regjistruara sipas radhės sė tyre pėr njė kohė 1-vjeēare nga dita e transmetimit.
Neni 55
Dispozita ndaluese pėr reklamat
Nuk lejohet tė transmetohen nė radio dhe televizion:
1. reklamat qė ushtrojnė ndikim nė pėrmbajtjen e programeve;
2. reklamat qė nxisin pornografinė dhe dhunėn;
3. reklamat e produkteve tė duhanit;
4. reklamat pėr armatimet dhe pajisjet ushtarake;
5. reklamat e tėrthorta;
6. reklamat fetare ose ateiste;
7. reklamat e produkteve ushqimore tė pamiratuara nga organet kompentente, sipas nenit 19 tė ligjit nr.7941, datė 31.5.1995 Pėr ushqimin;
8. reklamat e partive ose shoqatave politike, pėrveē rasteve tė parashikuara nė ligjet elektorale;
9. reklamat e tjera qė bien nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi.
Neni 56
Mbrojtja e tė miturve
Nuk lejohet tė jepen nė radio e televizion reklama qė nxisin sjellje, tė cilat rrezikojnė shėndetin dhe zhvillimin normal psikik tė fėmijėve.
Reklamat e destinuara pėr fėmijėt ose kur realizohen me fėmijė, tė jenė tė tilla qė tė shmangin ēdo gjė qė dėmton interesat dhe veēantinė e moshės sė tyre.
Neni 57
Reklamat e pijeve alkoolike
Reklamat e pijeve alkoolike tė tė gjitha llojeve u nėnshtrohen kėtyre kushteve:
1. Tė mos u drejtohen nė veēanti fėmijėve dhe ata tė moslejohen tė paraqiten nė reklamė me pije alkoolike nė duar ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr.
2. Tė mos reklamohet konsumi i alkoolit nė lidhje me pėrgatitjen fizike dhe energjinė apo me vlera terapeutike.
3. Tė ndalohet propagandimi i pėrqindjes sė alkoolit nė pijet e reklamuara.
4. Tė mos reklamohet konsumimi i tepėrt i alkoolit.
Neni 58
Reklamat pėr barnat mjekėsore
Ndalohen reklamat pėr barnat dhe trajtim mjekėsor, tė cilat jepen ose kryhen vetėm me recetė mjeku.
Ndalohen reklamat pėr barnat mjekėsore qė nuk janė prodhuar e miratuar sipas ligjit nr.7815, datė 20.4.1994 Pėr barnat.
Reklamat pėr barnat mjekėsore tė paraqesin nė mėnyrė tė saktė e tė plotė efektet e tyre vetėm sipas tė dhėnave e verifikimeve tė deklaruara nga organet kompetente e sipas ligjeve pėrkatėse.
KREU VII
SPONSORIZIMI
Neni 59
Sponsorizimi
Sponsorizim ėshtė financimi i drejtpėrdrejtė ose i tėrthortė nga njė person fizik ose juridik i njė programi radioteleviziv, me qėllim qė tė reklamojė emrin, firmėn prodhuese ose imazhin e kėtij personi.
Ēdo sponsorizim bėhet nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.
Neni 60
Pasqyrimi i sponsorizimit
Kur njė program ose seri programesh sponsorizohet plotėsisht ose pjesėrisht, kjo duhet tė dalė e qartė nė shėnimet pėrkatėse nė fillim dhe/ose nė fund tė programit.
Neni 61
Pavarėsia nga sponsorizuesi
Nė pėrmbajtjen dhe kohėn e programeve tė sponsorizuara, sponsorizuesi nuk lejohet tė ndėrhyjė nė asnjė rast pėr tė ndikuar nė pėrgjegjėsinė dhe pavarėsinė redaktoriale tė emisionit tė sponsorizuar.
Neni 62
Ndalesa pėr sponsorizuesin
Nė programet radiotelevizive tė sponsorizuara nuk lejohet tė bėhen referenca tė veēanta pėr tė nxitur shitjen ose blerjen, marrjen ose dhėnien me qera, si dhe preferimin e shėrbimeve tė sponsorizuesit ose tė njė pale tė tretė.
Neni 63
Ndalimi pėr sponsorizimet
Nuk lejohet tė sponsorizohen programet nga persona juridikė ose fizikė kur veprimtaria kryesore e tyre ėshtė prodhimi, shitja ose ofrimi i shėrbimeve, reklamimi i tė cilave ndalohet sipas kėtij ligji.
Emisionet e lajmeve dhe tė ngjarjeve tė ditės nuk sponsorizohen.
KREU VIII
RADIOTELEVIZIONI PUBLIK SHQIPTAR
Neni 64
Emėrtimi, vendndodhja
Radiotelevizioni publik Shqiptar ėshtė institucioni qė kryen shėrbim publik nė fushėn e radios dhe tė televizionit.
Veprimtaria e Radiotelevizionit publik Shqiptar rregullohet me kėtė ligj.
Neni 65
- Emri i Radiotelevizionit Publik Shqiptar ėshtė Radiotelevizioni Shqiptar.
- Emri i shkurtuar i institucionit ėshtė RTSH.
- Emri i Televizionit publik Shqiptar ėshtė Televizioni Shqiptar (shkurt TVSH).
- Emri i Radios publike Shqiptare ėshtė Radio Tirana (shkurt RT).
Selia e RTSH-sė ėshtė nė Tiranė.
RTSH-ja pėrfshin edhe qendra rajonale radiotelevizive nė territorin e Shqipėrisė.
Neni 66
Deklarata e qėllimit
Si njė transmetues i pėrkushtuar ndaj idealeve mė tė larta tė transmetimit tė shėrbimit publik kombėtar, RTSH-ja realizon shėrbime cilėsore radioje dhe televizioni pėr tė informuar, edukuar dhe argėtuar publikun, duke i shėrbyer kombit, tė gjitha grupeve tė shoqėrisė, pėrfshirė dhe pakicat kombėtare.
RTSH-ja zotohet pėr njė mbulim tė paanshėm tė lajmeve tė vendit dhe tė atyre ndėrkombėtare.
RTSH-ja realizon programe, tė cilat duhet tė pasqyrojnė te dėgjuesit dhe shikuesit e tė gjitha moshave larminė e jetės shqiptare. RTSH-ja pėrgatit programe cilėsore e me vlera pėr pasurimin e botės mendore dhe shpirtėrore tė njerėzve.
Neni 67
Programet radiotelevizive tė RTSH-sė
Programet radiotelevizive tė RTSH-sė realizohen nė pėrputhje me deklaratėn e qėllimit dhe kėrkesat e nenit 36 tė kėtij ligji, si dhe me standardet profesionale.
Pėrveē plotėsimit tė kėrkesave tė nenit 36, RTSH-ja synon edhe:
- tė mbėshtesė kulturėn dhe krijimtarinė letrare dhe artistike shqiptare, duke nxitur lirinė e krijimit nė forma nga mė tė ndryshmet;
- tė edukojė dhe tė zhvillojė kulturėn e tė folurit shqip sipas rregullave tė drejtshkrimit.
Neni 68
Programi i RTSH-sė nė transmetimet e studiove qendrore dhe atyre rajonale siguron:
- shumėllojshmėri informacioni politik, social, kulturor dhe argėtues nga vendi dhe bota;
- dhėnien e informacionit nga i gjithė territori i Republikės sė Shqipėrisė;
- dhėnien e informacionit pėr pakicat kombėtare;
- dhėnien e intormacionit pėr publikun jashtė vendit.
Neni 69
Programet e RTSH-sė pėrcillen me anė tė transmetimeve tokėsore, satelitore dhe kabllore.
RTSH-ja siguron shėrbime, duke pėrdorur edhe teknologjitė e reja tė transmetimeve.
Neni 70
RTSH-ja pėrfshin nė transmetimet e saj:
- 2 programe televizive kombėtare;
- 2 programe radiofonike kombėtare;
- 1 program radiofonik nė gjuhė tė huaja dhe pėr bashkatdhetarėt nė AM;
- programet e qendrave radiotelevizive rajonale;
- 1 program satelitor radioteleviziv.
Neni 71
Programet kombėtare tė RTSH-sė duhet tė mbulojnė territorin e banuar nga tė paktėn 90 pėr qind e shtetasve tė Republikės sė Shqipėrisė.
Brenda 5 vjetėsh nga dita e miratimit tė kėtij ligji, tė paktėn njėri nga programet e RTSH-sė duhet tė mbulojė 99 pėr qind tė popullsisė.
Neni 72
Prodhimet e RTSH-sė
Prodhimet e RTSH-sė, bashkėprodhimet dhe prodhimi i porositur i programeve tė pėrbėjnė tė paktėn 50 pėr qind tė kohės sė transmetimit.
Neni 73
Prodhimi i porositur ėshtė pjesė e programeve tė RTSH-sė. Porositė realizohen nga subjekte tė licencuar pėr prodhimin e programeve audio e video ose tė filmave.
Bashkėprodhim ėshtė prodhimi i programeve nė bashkėpunim mes RTSH-sė dhe njė subjekti tė licencuar, ku secili prodhues angazhohet me potencialin e tij financiar e teknik.
Neni 74
RTSH-ja ofron konkurrencė publike pėr prodhimet e porositura sipas strukturės programore.
Neni 75
Modalitetet pėr prodhimet e porositura dhe bashkėprodhimet pėrcaktohen nė statutin e RTSH-sė.
Neni 76
Pėr prodhimin e veprave audiovizuale qė realizohen me porosi, RTSH-ja ka tė drejtė tė pėrdorė deri 25 pėr qind tė buxhetit tė saj tė destinuar pėr prodhimet.
Neni 77
Tė drejtat dhe detyrimet e RTSH-sė
RTSH-ja gėzon tė drejtėn e transmetimit ekskluziv pėr territorin e Republikės sė Shqipėrisė tė veprimtarive kulturore, artistike dhe sportive me interes kombėtar, qė organizohen nga institucione tė administratės publike nė nivel qendror ose vendor ose financohen nga Buxheti i Shtetit.
Veprimtaritė sportive tė ekipeve kombėtare tė Republikės sė Shqipėrisė transmetohen pėr territorin e Republikės sė Shqipėrisė ekskluzivisht nga RTSH-ja, nė tė gjitha rastet kur federatat ose komitetet shqiptare tė lojerave ose ndonjė institucion tjetėr publik shqiptar gėzojnė tė drejtat e autorit ose tė drejtat qė lidhen me transmetimin e tyre.
Nė ēdo rast, RTSH-ja nuk mund tė disponojė mbi tė drejtat e autorit pa marrėveshjen me shkrim me mbajtėsit e kėtyre tė drejtave.
Neni 78
RTSH-ja pėrgatit kronika dhe reportazhe informative, pa qenė e detyruar tė paguajė organizatorėt e veprimtarive.
Neni 79
RTSH-ja bėn regjistrimin e plotė tė zėrit dhe figurės tė tė gjitha programeve tė transmetuara prej saj. Kėto regjistrime ruhen pėr njė periudhė jo mė pak se 3 muaj.
Neni 80
Detyrimet e RTSH-sė ndaj institucioneve shtetėrore, publike dhe private
RTSH-ja transmeton ato seanca tė punimeve tė Kuvendit Popullor tė pėrcaktuara nė legjislacionin pėrkatės pėr zgjedhjet dhe referendumet.
Neni 81
Gjatė fushatave elektorale dhe referendumeve RTSH-ja vė nė dispozicion tė partive pjesėmarrėse kohė transmetimi falas sipas minutazhit tė pėrcaktuar nė legjislacionin pėrkatės pėr zgjedhjet dhe referendumet.
Neni 82
Institucioneve fetare nga RTSH-ja u vihet nė dispozicion pa pagesė minutazhi i nevojshėm pėr transmetimin e ceremonive qė kremtohen nė datat e pėrcaktuara me ligj si festa zyrtare.
Neni 83
Pėr pėrmbajtjen e mesazheve tė parashikuara nė nenet 80, 81 dhe 82, pėrgjegjėsi tė plotė mban subjekti, tė cilit i ėshtė dhėnė kohė transmetimi.
Drejtori i pėrgjithshėm i RTSH-sė pezullon transmetimin e kėtyre mesazheve nė ato raste kur pėrmbajtja e tyre dhunon nė mėnyrė tė dukshme dhe serioze ligjet nė fuqi. Kėshilli Drejtues vendos pėr transmetimin ose jo tė mesazheve tė pezulluara nga drejtori i pėrgjithshėm.
Neni 84
RTSH-sė i ndalohet propaganda politike dhe fetare.
Neni 85
RTSH-ja vė nė dispozicion tė operatorėve tė tjerė radiotelevizivė mjedise nė pronėsi tė saj pėr instalimin e pajisjeve transmetuese nė bazė tė marrėveshjeve dhe kontratave dypalėshe.
Tarifat e shfrytėzimit tė mjediseve ose impianteve tė RTSH-sė pėr vendosjen dhe mbajtjen e pajisjeve transmetuese tė operatorėve tė tjerė radiotelevizivė dhe kontrata-tip pėrgatiten nga RTSH-ja nė bazė tė treguesve tekniko-ekonomikė. Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit, pasi tėrheq objeksionet e operatorėve radiotelevizivė, bėn miratimin e tyre.
Modalitetet, duke pėrfshirė garancitė e njė konkurrence tė ndershme midis operatorėve radiotelevizivė, pėrcaktohen nė rregulloren e KKRT-sė nė zbatim tė nenit 7, pika 4 tė kėtij ligji dhe nė statutin e RTSH-sė.
Neni 86
Organet drejtuese
Organet drejtuese tė RTSH-sė janė:
a) Kėshilli Drejtues.
b) Drejtori i pėrgjithshėm.
c) Bordi i Administrimit.
Neni 87
Kėshilli Drejtues
Pėrbėrja dhe procedura e emėrimit
Anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė Radios dhe Televizionit zgjidhen nga radhėt e personaliteteve nė fushat e politologjisė, drejtėsisė, masmedias, sociologjisė ose shkencave tė tjera humanitare, tė cilat kanė lidhje apo ndikojnė drejtpėrdrejt mbi qėllimet e veprimtarisė radiotelevizive, siē pėrcaktohet nė nenet 35 e 36 tė kėtij ligji. Kriteri parėsor pėr pėrzgjedhjen e kėtyre personaliteteve ėshtė mbajtja e titujve tė nderit (dekorata), sipas ligjit nr.8113, datė 28.3.1996 Pėr dekoratat nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar, titujve apo gradave shkencore ose kualifikimeve tė ngjashme, apo qė janė autorė veprash dhe publikimesh nė fushat e mėsipėrme. Anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė Radios dhe Televizionit duhet tė mos jenė larguar nga shėrbimi civil, detyra ose funksioni publik si pasojė e njė mase disiplinore..
Neni 88
1. Kėshilli Drejtues i RTSH-sė pėrbėhet nga 11 anėtarė, tė cilėt zgjidhen nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė pas njė pėrzgjedhjeje nė bazė tė propozimeve tė subjekteve pėrkatėse tė pėrcaktuara nė pikėn 2 tė kėtij neni.
2. Komisioni pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i propozon Kuvendit 2 kandidatura alternative pėr ēdo vend anėtari tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, pas njė pėrzgjedhjeje mes tė paktėn 4 kandidaturave tė propozuara nga subjektet pėrkatėse si mė poshtė:
a) nga shoqatat e grupimet e mediave elektronike dhe shoqatat e medias sė shkruar;
b) nga senatet e universiteteve publike;
c) nga profesorati dhe shoqatat e inxhinierisė elektrike dhe elektronike;
ē) nga shoqatat e juristėve dhe Dhoma Kombėtare e Avokatisė;
d) nga organizatat jofitimprurėse qė veprojnė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave tė fėmijėve ose kėrkimeve nė politikat publike;
dh) nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė, institucionet publike tė artit skenik dhe shoqatat e shkrimtarėve.
3. Pėr pėrzgjedhjen e kandidaturave alternative pėr ēdo vend anėtari tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, Komisioni pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zbaton procedurėn e mėposhtme:
Kandidaturat e administruara, nė bazė tė propozimeve tė mėsipėrme, i nėnshtrohen pėrjashtimit njė nga njė deri nė mbetjen e njė numri qė i korrespondon dy tė tillave pėr ēdo vend anėtari, tė cilat i propozohen seancės plenare. Proceduara e pėrjashtimit zbatohet sipas radhės: njė nga pėrfaqėsuesit e shumicės parlamentare dhe njė nga pėrfaqėsuesit e opozitės.
4. Kandidaturat e propozuara nga subjektet e pėrcaktuara nė shkronjat "b" dhe "c" tė pikės 2 duhet tė kenė grada ose tituj shkencorė.
5. Votimi nė Kuvend bėhet i veēantė pėr ēdo anėtar.
6. Nė mėnyrė qė tė sigurohet vijimėsia e funksionimit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, gjatė mandatit tė parė tė tij, Kryetari dhe 5 anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zgjidhen nė funksion pėr njė periudhė 5-vjeēare, ndėrsa 5 anėtarėt e tjerė pėr njė periudhė 3.5-vjeēare. Pėrcaktimi i mandatit tė anėtarėve bėhet me short.
Neni 89 (I shfuqizuar)
Anėtarėt e Kėshillit Drejtues, tė pėrcaktuar nė shkronjėn b tė nenit 88, votohen nė Kuvendin Popullor pasi subjekti kompetent, qė ka tė drejtė tė caktojė pėrfaqėsuesin e vet nė KD tė RTSH -sė, ka sjellė nė Komisionin e Pėrhershėm pėr Mjetet e Informimit Publik vendimin me dy kandidatura tė firmosur nga titullari ekzekutiv.
Neni 90
Papajtueshmėritė
1. Anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė nuk mund tė jenė individėt, qė janė persona tė lidhur ose kanė nė pronėsi vetjake kuota kapitali apo aksione tė shoqėrive tregtare, si dhe tė drejta tė tjera nė fushėn e transmetimeve radiotelevizive, reklamės, prodhimeve audiovizuale, botimeve tė shtypit ose telekomunikacionit apo persona tė punėsuar ose anėtarė tė organeve drejtuese apo kėshilluese tė kėtyre subjekteve.
2. Anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė nuk mund tė jenė individėt, qė janė larguar nga shėrbimi civil apo funksioni si pasojė e njė mase disiplinore.
3. Anėtarė tė Kėshillit Drejtues nuk mund tė jenė personat punonjės aktualė tė RTSH-sė ose qė kanė qenė punonjės tė kėtij institucioni tre vitet e fundit..
Neni 91
Afati i qėndrimit nė detyrė
Mandati i anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zgjat 5 vjet. Secili anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė mund tė rizgjidhet pėr njė mandat tjetėr vetėm pas njė ndėrprerjeje 3-vjeēare.
Neni 92
Kėshilli Drejtues i RTSH-sė quhet i formuar nė rast se nė takimin e parė tė thirrur nga kryetari i Kėshillit Drejtues ekzistues ose nga 1/3 e anėtarėve tė tij tė sapozgjedhur, konstatohet se janė mbledhur 2/3 e anėtarėve qė pėrbėjnė Kėshillin Drejtues.
Mbledhja e parė thirret jo mė vonė se 15 ditė nga dita e zgjedhjes sė anėtarėve tė Kėshillit Drejtues.
Neni 93
1. Anėtari i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zėvendėsohet kur:
mbaron mandatin;
largohet nga detyra nė pėrputhje me pikėn 2 tė kėtij neni;
vdes;
ē) jep dorėheqjen;
d) dėnohet me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale.
2. Kuvendi largon nga detyra anėtarin e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, me propozimin e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Mjetet e Informimit Publik, kur:
a) bėhet i paaftė pėr tė kryer detyrėn pėr shkak sėmundjeje;
b) nuk merr pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues pėr 6 muaj rresht;
c) kryen veprimtari qė krijojnė konflikt interesash ose kur vėrtetohen rastet e pengesave ligjore pėr tė votuar nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues, nė kuptim tė nenit 37 tė ligjit nr.8485, datė 12.5.1999 Kodi i Procedurave Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė, edhe pse ka qenė nė dijeni tė ekzistencės sė rasteve tė skualifikimit nė pjesėmarrjen nė vendimmarrje.
3. Kur konstatohet njėri nga rastet e pėrcaktuara nė pikėn 1 tė kėtij neni, Kryetari i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė njofton me shkrim, brenda 5 ditėve, Kuvendin dhe institucionet e tjera qė kanė propozuar kandidaturėn pėrkatėse.
4. Nė rast se vendi i anėtarit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė mbetet vakant, Kuvendi, duke ruajtur raportin e pėrfaqėsimit, zgjedh anėtarin e ri, nė pėrputhje me procedurat e pėrcaktuara nė nenin 88 tė kėtij ligji. Ky anėtar qėndron nė detyrė deri nė mbarimin e mandatit tė anėtarit qė ka zėvendėsuar.
Neni 94
Kėshilli Drejtues nė mbledhjen e parė cakton afatin kohor pėr hartimin e rregullores sė veprimtarisė sė tij dhe zgjedh nga radhėt e tij kryetarin dhe zėvendėskryetarin.
Kryetari i Kėshillit Drejtues zgjidhet me shumicė relative tė votave midis jo mė pak se dy kandidaturave.
Neni 95
1. Mbledhjet e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė janė tė vlefshme kur nė to marrin pjesė shumica e anėtarėve. Vendimet e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė merren me shumicėn e votave tė pjesėmarrėsve, me pėrjashtim tė rasteve, kur kėrkohet shumicė e cilėsuar pėr marrjen e vendimit, sipas pikės 2 tė kėtij neni.
2. Vendimet e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, tė marra sipas pikave 1 dhe 3 tė nenit 99 tė kėtij ligji, quhen tė miratuara, kur pėr to votojnė pro jo mė pak se 7 anėtarė.
Neni 96
Kėshilli Drejtues mblidhet jo mė pak se njė herė nė 2 mua