Keshilli Drejtues RTSH

* Kėshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar ėshtė organi mė i lartė drejtues i institucionit, i krijuar dhe i njohur me ligj. Aktualisht, Kėshilli pėrbėhet nga 11 anėtarė, tė cilėt zgjidhen nga Kuvendi i Shqipėrisė nga radhėt e personaliteteve nė fushat e politologjisė, drejtėsisė, masmedias, sociologjisė ose shkencave tė tjera humanitare, tė cilat kanė lidhje apo ndikojnė drejtpėrdrejt mbi qėllimet e veprimtarisė radiotelevizive.

* Komisioni pėr Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i propozon Kuvendit dy kandidatura alternative pėr ēdo vend anėtari tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, pas njė pėrzgjedhjeje mes tė paktėn 4 kandidaturave tė propozuara nga shoqatat e grupimet e mediave elektronike dhe shoqatat e medias sė shkruar; nga senatet e universiteteve publike; nga profesorati dhe shoqatat e inxhinierisė elektrike dhe elektronike; nga shoqatat e juristėve dhe Dhoma Kombėtare e Avokatisė; nga organizatat jofitimprurėse qė veprojnė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave tė fėmijėve ose kėrkimeve nė politikat publike; nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė, institucionet publike tė artit skenik dhe shoqatat e shkrimtarėve.

* Kandidaturat e propozuara nga senatet e universiteteve publike dhe nga profesorati e shoqatat e inxhinierisė elektrike dhe elektronike duhet tė kenė grada ose tituj shkencorė.

* Nė mėnyrė qė tė sigurohet vijimėsia e funksionimit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė, gjatė mandatit tė parė tė tij, Kryetari dhe 5 anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zgjidhen nė funksion pėr njė periudhė 5-vjeēare, ndėrsa 5 anėtarėt e tjerė pėr njė periudhė 3.5-vjeēare. Pėrcaktimi i mandatit tė anėtarėve bėhet me short.

* Anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė Radios dhe Televizionit duhet tė mos jenė larguar nga shėrbimi civil, detyra ose funksioni publik si pasojė e njė mase disiplinore.

* Anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė nuk mund tė jenė individėt, qė janė persona tė lidhur ose kanė nė pronėsi vetjake kuota kapitali apo aksione tė shoqėrive tregtare, si dhe tė drejta tė tjera nė fushėn e transmetimeve radiotelevizive, reklamės, prodhimeve audiovizuale, botimeve tė shtypit ose telekomunikacionit apo persona tė punėsuar ose anėtarė tė organeve drejtuese apo kėshilluese tė kėtyre subjekteve.

* Anėtarė tė Kėshillit Drejtues nuk mund tė jenė personat punonjės aktualė tė RTSH-sė ose qė kanė qenė punonjės tė kėtij institucioni tre vitet e fundit.”.
o Mandati i anėtarėve tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zgjat 5 vjet. Secili anėtar i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė mund tė rizgjidhet pėr njė mandat tjetėr vetėm pas njė ndėrprerjeje 3-vjeēare.

*  Anėtari i Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė zėvendėsohet kur mbaron mandatin; kur vdes; kur jep dorėheqjen; kur dėnohet me vendim tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale, ose kur largohet nga detyra pasi bėhet i paaftė pėr tė kryer detyrėn pėr shkak sėmundjeje; pasi nuk merr pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues pėr 6 muaj rresht; pasi kryen veprimtari qė krijojnė konflikt interesash ose kur vėrtetohen rastet e pengesave ligjore pėr tė votuar nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues, edhe pse ka qenė nė dijeni tė ekzistencės sė rasteve tė skualifikimit nė pjesėmarrjen nė vendimmarrje.
* Largimi nga detyra i anėtarit tė Kėshillit Drejtues bėhet vetėm me vendim tė Kuvendit, pas propozimit tė Komisionit tė Pėrhershėm pėr Mjetet e Informimit Publik.

* Nė rast se vendi i anėtarit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė mbetet vakant, Kuvendi, duke ruajtur raportin e pėrfaqėsimit, zgjedh anėtarin e ri. Ky anėtar qėndron nė detyrė deri nė mbarimin e mandatit tė anėtarit qė ka zėvendėsuar.

* Kryetari dhe zv.kryetari i Kėshillit Drejtues zgjidhet me shumicė relative tė votave midis jo mė pak se dy kandidaturave nė mbledhjen e parė tė Kėshillit.

* Mbledhjet e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė janė tė vlefshme kur nė to marrin pjesė shumica e anėtarėve. Vendimet e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė merren me shumicėn e votave tė pjesėmarrėsve, me pėrjashtim tė rasteve, kur kėrkohet shumicė e cilėsuar pėr marrjen e vendimit, nė rastet e miratimit tė rregullores, statutit dhe zgjedhjes sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm.

* Kėshilli Drejtues mblidhet jo mė pak se njė herė nė 2 muaj. Ai mund tė mblidhet jashtė radhe sa herė qė kryetari i Kėshillit Drejtues, drejtori i pėrgjithshėm ose 1/3 e anėtarėve kėrkojnė mbledhje. Drejtori i pėrgjithshėm dhe kryetari i Bordit tė Administrimit kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues, pėrveē rasteve kur Kėshilli vendos ndryshe.

* Kryetari dhe anėtarėt e Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė pėrfitojnė njė shpėrblim fiks mujor pėr detyrėn qė kryejnė. Kuvendi cakton me vendim masėn e shpėrblimit tė anėtarit tė Kėshillit Drejtues tė RTSH-sė. Kryetari pėrfiton njė shpėrblim 20 pėr qind mė tė lartė se shpėrblimi i anėtarit.

* Si organi mė i lartė drejtues i RTSH, Kėshilli Drejtues miraton rregulloren e veprimtarisė sė tij, rregulloren e Bordit tė Administrimit dhe ēdo rregullore tjetėr qė e pėrcakton ligji apo statuti, statusin e RTSH-sė, emėron dhe shkarkon drejtorin e pėrgjithshėm, emėron dhe shkarkon zėvendėsdrejtorin e pėrgjithshėm, drejtorėt e Radios dhe tė Televizionit, si dhe drejtuesit e tjerė tė njesuar me ta, miraton anėtarėt e Bordit tė Administrimit, miraton platformėn, strukturėn organizative dhe strukturėn programore tė RTSH-sė, mbikėqyr paanshmėrinė, objektivitetin dhe tėrėsinė e informacionit radioteleviziv, miraton kriteret kryesore pėr marrjen nė punė, vlerėsimin e punės dhe shpėrblimin e punonjėsve, kėshillon drejtorin e pėrgjithshėm nė lidhje me programet dhe ndihmon nė caktimin e normave dhe tė koncepteve programore nė pėrputhje me ligjin, kėshillon dhe ndihmon drejtorin e pėrgjithshėm nė realizimin e pėrgjegjėsive programore, deklarohet me shkrim pėr transmetime tė caktuara, qė kanė shkelur parimet programore tė parashikuara nė kėtė ligj, kėshillon drejtorin e pėrgjithshėm dhe kėrkon garanci pėr tė parandaluar shkelje tė tilla, harton raport pėr veprimtarinė vjetore tė RTSH-sė dhe ia paraqet Kuvendit Popullor nė fund tė muajit mars tė ēdo viti, miraton me vendim masat e propozuara nga Bordi i Administrimit, nė lidhje me shpenzimet e paparashikuara nė buxhet.



 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l