Programi i Pare ne Radio Tirana

 

 

Kush jemi ne!

Historiku i Radio Tiranes  fillon sė pari me hapjen mė 28 nėntor tė vitit 1938 te Radio Tiranės. Pikerisht kjo datė shenon dhe inaugurimin dhe transmetimin e pare te Radio Tiranės e cila nė atė kohe ėshtė pershkruar nga njė entuziasėm i madh nė tėrė Shqiperinė.
 Ne nje botim qe mban daten 30 nėntor 1938 shkruhej se:
“Transmetimet e emisioneve radiofonike do tė jepen nė sallėn e Bashkisė ku ishte instaluar nė njė dhomė tė posaēme aparati marrės i stacionit tė Romės .
Kurse stacioni kryesor dhėnės ėshtė instaluar ,siē dihet ,nė Laprakė ku ka qėnė dhe stacioni i vjeter i Radios.
Stacioni kishte njė aparat madhėshtor qė zė njė sallė prej afėr 8 metrash gjatėsi. Atje pėrmblidhen tė gjitha veglat dhe instalimet pėr transmetimin e emisioneve nė ēdo orė.Stacioni radiofonik kishte njė fuqi nė antenė prej 3 kw dhe transmetimi do te bėhej me valė tė shkurtra…Emisionet do tė jepeshin me valė 40 m .

Programet e para tė Radio Tiranės kanė qene te shkurtra dhe nuk i kalonin mė shumė se tri orė. Por ,sidoqoftė ,qenė tė larmishme , e nė qoftė se do tė marrim parasysh kushtet e kohės dhe natyrisht plotėsonin shumė mė mirė programin nė gjuhėn shqipe qė transmetohej nga Radio Bari i cili vazhdonte vetem njė orė nė ditė.
Fillimet e Radio Tiranės mė 1938 lidhen me emra tepėr tė shquar tė kulturės e artit shqiptar tė asaj kohe e tė viteve tė mėvonshme , tė diplomuar nė universitetet e konservatorėt e Evropės sė qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulēebe,Vasfi Samimi, Marie Paluca,Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku.
Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranės nisėn tė jepeshin dhe nė valė tė shkurtra.
Megjithė vėshtirėsitė e mėdha ekonomike qė po kalonte gjatė kėsaj pėriudhe Shqipėria , nga kolektivi i vogėl i Radio Tiranės bėheshin pėrpjekje pėr pasurimin e programeve me rubrika tė reja.
Sigurisht qė programet muzikore zinin vėnd kryesor nė programet e Radios.
 9 janari i vitit 1946 shėnon fillimin e programeve tė Radio Tiranės nė orėn 18.00. Njė nga programet e reja me tė cilat u pasurua Radio Tirana nė ditėt e para tė vitit 1945 , ishte dhe lidhja me Shtėpinė e Oficerave dhe mė pas me hotel “Dajtin” pėr tė transmetuar muzikė.
Janari i vitit 1947 do tė sillte ndryshime tė tjera nė programet e Radio Tiranės . Pjesėt muzikore, fjalimet e madje reportazhet deri atėhere regjistroheshin nė disqe tė buta(deciliter). Pėrgjatė gjithė vitit 1950 programet e Radio Tiranės nuk patėn ndonjė ndryshim tė ndjeshėm.

Ndryshimet nė programin e Radio Tiranės janė tė vogla gjatė periudhės mars 1949-mars 1951.
15 qershor 1952 Radio Tirana bėri njė hap tė dukshėm cilėsor. Nisi tė transmetonte katėr emisione nė javė pėr fėmijė.
Ngjarje me rėndėsi gjatė vitit 1957 ishte dhe fillimi i programit tė dytė tė Radio Tiranės , njė nevojė e domosdoshme pėr t’i dhėnė mė shumė hapesirė dėgjuesit. Nė vitet 50-60 sipas njė relacioni qė ndodhet nė Arkivin e RTVSH raporti ishte 40% programe e emisione tė folura e 60% muzikė. Muzika shqiptare e kultivuar e regjistruar nga Radio Tirana ishte ende nė hapat e saj tė parė.
Nė vitin 1962 njė ngjarje tjeter e rėndėsishme pėr Radio Tiranėn ishte krijimi i Orkestres Sinfonike. Qėllimi i krijimit tė saj ishte tė siguronte dhe tė mbulonte me orė transmetimi muzikore duke bėrė tė mundur realizimin e shumė aktiviteteve artistike qė ideonte dhe realizonte ky institucion. Dhjetori i kėtij viti do tė shėnonte njė ngjarje tė madhe jo vetėm pėr Radio Tiranėn por nė pėrgjithėsi pėr jetėn artistike nė vendin tonė. Nga 24-26 dhjetor u zhvillua Festivali i parė i kėngės nė Radio , i cili vijon edhe sot. Nismėtarėt e kėtij festivali ishin pėrgjegjėsi i redaksisė sė muzikės, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kėsaj redaksie Vath Ēangu,nė tė njėjten kohė kompozitor dhe autor kėngėsh.
U vunė nė lėvizje shumė kompozitorė tė cilėt paraqitėn 48 kėngė.
Mė 6.12.1965 Radio Tirana nis emisionet nė godinėn e re. Gjatė kėsaj periudhe Radio Tirana kishte marrė nė tė vėrtetė pamjen e njė radioje moderne nė kuptimin e plotė tė fjalės.
Nė pėrgjithėsi emisionet e Radios tė kėsaj periudhe ashtu si dhe i gjithė shtypi ynė  i shėrbente propagandės sė Partisė sė Punės , duke “lartėsuar arritjet e shkėlqyera tė popullit” nė “shoqėrinė e re socialiste”, megjithse nga ana profesionale po i pėrshtateshin natyrės sė radios ku duhet tė tingėllojė sa mė natyrshėm fjala e gjallė, e lirė dhe e zhdėrvjellėt.
Gjatė vitit 1966 nė Radio Tirana nisėn tė punonin dy gazetarė tė rinj tė cilėt i dhanė njė hov tė dukshėm radiokronikės. Kėta ishin, Alfons Gurashi e Agron Ēobani tė cilėt filluan si radiokronistė pėr probleme politike, ekonomike e sociale nė redaksinė e informacionit.Kėshtu mė 1966,falė kėtyre dy gazetarėve, u krijua shkolla e radiokronikės shqiptare.
Viti 1970 sjell ne duart e lexuesit shqiptar revisten “Radiopėrhapja” e cila nisi te botonte programin e radios dhe te televizionit.

Nė vitin 1972, me fillimin e liberalizimit tė jetės  nė vend, nė kohėn kur dukej se po frynte njė fllad ndryshimesh, Radio Tirana filloi “Anketėn muzikore” si dhe provoi futjen e muzikės sė huaj, siē ishin pėrshėmbull “Beatles”. Ishte koha e pas Festivalit tė 11-tė, prandaj edhe kontestimet, reagimet dhe kundėrshtimet ishin tė ndjeshme. Gjithēka liberalizuese qė kishte nisur tė lulėzonte u ndėrpre nė mes dhe Radio Tirana vazhdoi me ritualin e saj propagandistik. 
    

Koha e ndryshimeve

Vitet ’90, e gjetėn Radio Tiranėn pothuajse me tė njėjtin personel. Megjithatė, pėrmbysja e komunizmit, nuk u pėrjetua njėlloj nga tė gjithė ata qė punuan aty. Pėr dėgjuesit e Radio Tiranės, ka mbetur i pashlyer komenti i gazetarit Alfons Gurashi, nė ditėn e rrėzimit tė monumentit tė Enver Hoxhės. Era e ndryshimeve, solli mė shumė liri pėr gazetarėt, por edhe mė shumė hapėsirė dhe vėrtetėsi pėr dėgjuesit, tė cilėt e shihnin RTSH, si tė vetmin mjet informimi pėr ngjarjet e vrullshme qė shoqėronin Shqipėrinė. Nisen transmetimet e drejtperdrejta fillimisht me emisione ne mesdite e me pas ne emisionet e mengjesit. Gazetarėt e Radio Tiranės, janė tė parėt qė kanė pėrcjellė tė gjitha ndryshimet demokratike qė ndodhėn nė Shqipėrine e asaj kohe dhe kanė ditur tė mbajnė publikun pas tyre, duke synuar tė jenė mbi tė gjitha profesionistė. Ēdo reformė e bėrė nė Shqipėri, ēdo moment historik, ēdo konflikt social apo ēdo ngjarje artistike, ėshtė pėrcjellė pikėsėpari nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal tė gjithė vendin. Radio Tirana sot ėshtė njė kompleks i organizuar qė trasmeton programe pėr dy kanale, si dhe bėn mbulim ndėrkombėtar nė valė tė mesme dhe tė shkurtėra. Radio Tirana prodhon tėrėsisht programet qė ajo transmeton, si lajmet, kulturėn, shkencėn, ekonominė, muzikėn, dramatizimet pėr tė rritur dhe fėmijė, sportin, etj. Kesaj periudhe i takon emisioni i pare i gjate i radios “Heshtje Jo” nga qershori –gusht 1994. Kjo qe sfida e transmetimit 24 oresh te Radios dhe sprova qe 10 ore transmetim t’i besohej nje grupi te rinjsh prej 5 gazetaresh te rinj Adrian Krasta, Enkel Demi, Alma Sulaj, Ermenita Stafa, Mimoza Picari. Ai ishte strukturuar ne permbajtje te vet ndryshe nga gjithcka tjeter ne Radio. Kishte perballje te rinjsh ne perpjekje per te zbuluar shpirtin binjak; kroniken roze, kroniken e zeze, kripe dhe muzike dhe poezi. Ne vitin ’94 ne strukturen programore te radios nisen edhe emisionet blloqe te medha te tipit Antologji Social Kulturore: Radio Panorama, Diapazon.

Risjellja

Prej tri vitesh jo me sens nostalgjikesh, por profesionalizem ne vleresim, eshte tentuar risjellja e programeve qe i rezistuan kohes si: “Anketa Muzikore” ne “Maratona  e kenges se muzikes se lehte shqiptare”, “Radio Posta” ne “Tinguj per ju”, apo se fundi regjistrimet e “Radio Perralles” aq te dashur per degjuesin e vogel sjell nga e mirenjohura Vera Zheji. Ne kohe eshte rikthyer po keshtu pas nje pauze edhe regjistrimi i teatrit, dikur “Teatri ne Mikrofon” sot “Mikrofoni i teatrit te Radio Tiranes”. Radiodramatizimi po keshtu i kerkuar nga degjuesit pati nje sprove ne rikthim me te sukseshmin “Rrno vetem per me tregue” te At Zef Pllumit. Te gjithe keto cikle te rikthyera dhe te mirepritura tentojne vijimsine.
Radio Tirana ėshtė dėshmitare, por edhe protagoniste e historisė shqiptare. Janė punonjėsit e saj, tė gjithė tė apasionuar, njerėz kurajozė e profesionistė, tė gjithė tė dashuruar pas radios dhe magjepsjes sė saj, ata qė sot bejne Radio Tiranėn, tempullin e kulturės dhe tė emancipimit njerėzor.
Radio Tirana vijon ne nje pjese te madhe te emisioneve te saj ta shoh degjuesin si protagonist...c\'ka do te thote, jo vetem te jete prane gjithckaje ka lidhje me interesat e tij, por ta bej pjese aktive, duke kerkuar nga ai bashkepunimin, ne studiot e hapura, bashkebisedimin, si dhe ne hapesirat e komunikimit per te plotesuar preferencat e mberritura direkt prej tij...

Ju mirepresin...

 
Adresa:
Radio Tirana
tel. +355 42 22 47 05

radiotirana@rtsh.al



 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l