|
VRASJA E DEPUTETIT, NISHANI: HETIMET JANĖ SHTRIRĖ NĖ DISA PISTA
Shumė nga pistat hetimore tė ngritura pėr zbardhjen e vrasjes sė deputetit, Fatmir Xhindi, nė Fier, janė reduktuar, dhe tashmė po punohet vetėm nė disa prej tyre. Nė njė prononcim pėr mediat, Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani bėri tė ditur sot se, puna hetimore mbi kėtė ngjarje tė rėndė ėshtė pėrqėndruar nė disa pista hetimore. "Nė monetin e ngjarjes kanė qenė disa pista hetimore, ndėrsa nė kėto momente ėshtė reduktuar shumė numri i tyre," tha Nishani.
Mbėshtetur nė informacionet qė dispononte, Nishani pohoi se, nuk kam asnjė informacion qė mund tė ketė njė pistė qė lidhet me motivet politike. Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani konfirmoi angazhimin maksimal tė policisė sė Shtetit nė zbardhjen e vrasjes sė deputetit Xhindi. "Hetimet pėr kėtė ngjarje tragjike po drejtohen nga organi i prokurorisė ndėrsa Policia e Shtetit ka ofruar nė kėto hetime, ekspertėt e saj mė tė mirė," tha ai. Fatmir Xhindi, deputeti i Partisė Socialiste, mbeti i vrarė nė njė atentat me armė zjarri ndaj tij, mė 2 maj tė kėtij viti, pranė banesės sė tij nė Roskovec nė Fier. Ndėrkohė, organet hetimore jane duke punuar pėr identifikimin dhe kapjen e autorit tė krimit tė rėndė.
|