|
QEVERIA MIRATON VENDIMIN PĖR LEGALIZIMIN E 6 MIJĖ BANESAVE NĖ TIRANĖ
Kėshilli i Ministrave miratoi sot vendimin pėr legalizimin e rreth 6 mijė banesave kryesisht nė Tiranė, si dhe pėr privatizimin e rreth 1300 banesave nė Kombinat dhe nė zonėn e Laprakės nė kryeqytet. Gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Sali Berisha vlerėsoi se procesi i legalizimit po shkon drejt fazės mė tė shpejtė, pasi janė pregatitur pėr legalizim mbi 150 mijė objekte.
"Nė ēdo mbledhje qeverie do tė ketė vendime pėr legalizimin e disa mijėra banesave. Angazhimi i letrave me vlerė nė kėtė treg ėshtė pritur jashtėzakonisht mirė nga qytetarėt, tė cilėt i disponojnė ato letra dhe tani kanė mundėsi t'i shesin nė njė treg tė leverdisshėm", tha Kryeministri Berisha. Sipas tij "letrat me vlerė janė pritur shumė mirė edhe nga ata qytetarė qė do tė legalizojnė shtėpitė e tyre, pasi kjo pėrbėn njė zbritje tė qartė nė ēmimin e tyre".
Nė mbledhjen e sotme, Kėshilli i Ministrave miratoi edhe disa vendime tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit, tė cilat hapin dritėn jeshile pėr kryerjen e doktoraturės nė disa universitete. "Me vendimin e sotėm ne hapim Universitet privat nė Berat, ndėrsa nė Pogradec do tė hapim njė degė tė Universitetit tė Korēės "Fan Noli"', tha Kryeministri Berisha.
|