|
GJENERALI BASBURG: NDIHEM I IMPRESIONUAR NGA PROGRESI I SHQIPĖRISĖ NĖ KĖTO VITET E FUNDIT
Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Turke, Gjeneral Ilker Basburg, vlerėsoi tė enjten Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, gjatė takimit nė Tiranė, si njė ndėr politikanėt mė tė suksesshėm nė rajon. Zyra e shtypit e kryeministrisė bėri tė ditur se nė kėtė takim, Gjenerali Basbug u shpreh se "ndjehej i impresionuar nga progresi qė Shqipėria ka bėrė gjatė kėtyre viteve dhe i shprehu Kryeministrit Berisha konsideratėn e tij si njė ndėr politikanėt mė tė suksesshėm nė rajon".
Kryeministri Berisha i shprehu Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Turke, Gjeneral Ilker Basbug, mirėnjohjen pėr ndihmėn qė Turqia ka dhėnė nė reformimin e Forcave tė Armatosura Shqiptare dhe nė tėrėsi nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė NATO. Tė dyja palėt shprehėn kėnaqėsinė qė Turqia dhe Shqipėria tashmė janė anėtarė tė sė njėjtės Aleancė, NATO-s. Kryeministri Berisha dhe gjenerali Basbug vlerėsuan se marrėdhėniet shumė tė mira qė ekzistojnė mes dy popujve janė reflektuar edhe nė bashkėpunimin e frytshėm jo vetėm nė fushėn e mbrojtjes, por nė tė gjitha fushat.
Kreu i Ekzekutivit shqiptar theksoi se bashkėpunimi mes forcave tona tė armatosura do tė thellohet mė tej, si nė fushėn e trajnimit dhe arsimimit tė kuadrove ushtarakė, edhe nė kuadėr tė misionit ISAF nė Afganistan. Bashkėbiseduesit shkėmbyen mendime edhe nė lidhje me zhvillimet nė Kosovė dhe nė rajon.
|