TOPI: PĖRFORCIMI I IMAZHEVE TĖ VENDEVE TONA, ORIENTIM I PĖRBASHKĖT

Presidenti i Republikės Bamir Topi ka pritur nė qytetin bregdetar tė Vlorės nė kuadėr tė njė takimi informal presidentin e Maqedonisė, Gjorgje Ivanov, Presidentin e Malit tė Zi, Filip Vujanoviē dhe presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu.  Nė njė bisedė tė ngrohtė e miqėsore tė zhvilluar menjėherė pas mbėrritjes sė Presidentėve nė qytetin e mirėnjohur historik e turistik shqiptar, u shpreh kėnaqėsia e pėrbashkėt pėr kėtė takim shumė domethėnės, tė rėndėsishėm dhe tė nivelit mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė katėr vendeve fqinjė, Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Kosovės.

Gjatė takimit me presidentin e Maqedonisė Gjorgje Ivanov , presidenti i Republikės Bamir Topi  shprehu kėnaqėsinė pėr kėtė takim,duke e vlerėsuar si shenjė shumė e mirė tė marrėdhėnieve intensive mes dy vendeve tona.  Tė dy bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim lidhur me nivelin shumė tė kėnaqshėm tė marrėdhėnieve politike, duke vėnė theksin nė rritjen dhe zgjerimin shkėmbimeve tregtare dhe marrėdhėnieve ekonomike, nė lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave, pėr tė cilėn do tė ishte shumė i vyer vendosja e njė "minishengeni" ballkanik.

Nė takimin me presidentin e Malit tė Zi , Filip Vujanoviē u vlerėsua niveli shumė tė mirė tė marrėdhėnieve  tė bashkėpunimit mes dy vendeve tona, duke rikonfirmuar angazhimin dhe vendosmėrinė e plotė pėr intensifikimin e tyre nė vazhdimėsi dhe pa pengesa nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, nė tė mirė tė zhvillimit tė dy vendeve e popujve tanė. Dy presidentėt theksuan faktin se Shqipėria dhe
Mali
i Zi, tė cilėt  ndajnė njė histori tė pėrbashkėt, kanė sot tė gjitha motivet pėr tė bashkėpunuar pėr njė tė ardhme evropiane tė popujve tanė dhe tė rajonit nė tėrėsi. Kryetari i Shtetit nėnvizoi rėndėsinė qė ka pėr Shqipėrinė dhe Malin e Zi, qė tė dyja palėt tė nxisin bashkėpunimin dhe nė dikastere tė tjera, duke shprehur bindjen se intensifikimi e zgjerimi i mėtejshėm i kėtyre nismave veēse i hap rrugė zhvillimit tė shpejtė, investimeve tė ndėrsjella, projekteve tė pėrbashkėta tė infrastrukturės, shkėmbimeve kulturore, artistike, sportive, tregtisė kufitare.

Nė takimin me presidentin e Kosovės Fatmir Sejdiu, kryetari i shtetit Bamir Topi, u shpreh se “ne jemi maksimalisht tė angazhuar qė marrėdhėniet e shkėlqyera, tė fqinjėsisė sė mirė, tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Kosovės, tė ndėrtuara historikisht dhe tė forcuara nė vijimėsi, t’i zgjerojmė e t’i thellojmė mė tej, duke e shtrirė dhe institucionalizuar bashkėpunimin dypalėsh nė tė gjitha nivelet dhe nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, nėpėrmjet vendosjes sė njė partneriteti tė ngushtė,”  duke  vėnė  nė dukje angazhimin maksimal  pėr pėrfundimin e aksit rrugor Durrės-Morinė, ēka do t’i shėrbejė synimeve tona tė integrimit rajonal dhe rritjes sė shkėmbimeve njerėzore dhe tregtare mes vendeve tona.

 


 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l