Presidenti Bamir Topi, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Zonja e Parė, Teuta Topi, dhe dy vajzat e tyre, votoi sot rreth orės 11:15 nė qendrėn e votimit nr. 9, nė mjediset e shkollės "Servete Maēi", qė pėrfshihet nė mininbashkinė nr. 8, nė Tiranė.
"Pėrshendes gjithė popullin shqiptar kudo qė ai ndodhet, nė Shqipėri, diasporė. Jam i bindur se tė gjithė sot janė tė fokusuar tek zgjedhjet e pėrgjithshne tė 28 qershorit", tha Presidenti Topi, duke nėnvizuar se "ashtu siē ėshtė thėnė vazhdimisht kėto zgjedhje janė tė rėndėsishme, pasi ato do ti hapin rrugėn vendit pėr nė Bashkimin Evropian".
Kreu i Shtetit theksoi ndėr tė tjera se tė gjithė duhet ta vlerėsojmė kėtė ditė si njė stad tė ri tė demokracisė. "U bėj thirrje partive politike dhe komisionerėve qė tė japin mesazhet e duhura nė kėtė ditė", tha Presidenti, ndėrsa vuri dhe njė herė nė dukje se pas kėtyre zgjedhjeve rruga e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian do tė jetė e hapur. Ai shprehu bindjen se zgjedhjet e sotme do tė jenė tė lira dhe tė ndershme.
Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit konkurojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė. Me votėn e tyre qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm, ku forca politike qė do tė sigurojė shumicėn parlamentare propozon mė pas qeverinė qė do tė drejtojė vendin nė katėr vitet nė vazhdim.