KRYEMINISTRI BERISHA: QEVERIA DO TĖ MARRĖ PĖRSIPĖR NDĖRTIMIN E HIDROCENTRALIT TĖ SKAVICĖS

Kryeministri Berisha trajtoi sot nė mbledhjen e qeverisė problemin e ndėrtimit tė hidrocentralit tė Skacivės nė kaskadėn e Drinit, njė projekt tepėr i rėndėsishėm nė fushėn energjetike nė Shqipėri. Duke argumentuar pėrfitimet qė i sjell vendit ndėrtimi i  vepre tė tillė madhore, Kryeministri Berisha tha se Skavica, pėr shkak tė optimizmit qė i bėn kaskadės, rrit me 1 miliard kilovat/orė prodhimin e energjisė nga tė gjithė hidrocentralet e saj.

 

 

“Skavica, - tha Kryeministri - pėrbėn edhe nėnėn e digave nėn tė, nė sensin e ushqimit tė tyre tė pandėrprerė, me sasitė e nevojshme tė ujit pėr turbinat e Fierzės, Komanit, Vaut tė Dejės dhe Ashtės. Skavica jo vetėm qė shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tėrė funksiononim e kaskadės.”

 

 

Kryeministri Berisha tha se pėr ndėrtimin e kėtij hidrocentrali, ideja e tė cilit ekziston prej gati 30 vjetėsh nė vend, u afruan kompanitė ndėr mė tė mėdhatė nė Europė nė fushėn energjetike, por qė, pėr shkak tė krizės sė thellė financiare botėrore, tė mos i qėndrojnė kėtij projekti. Nė kėtė kontekst, qeveria, tha Kryeministri, po sheh mundėsinė e marrjes pėrsipėr tė realizimit tė kėtij projekti madhor, parimi i tė cilit do tė jetė pėrmbytja mė e vogėl, prodhimi mė i madh.

 

 

“Ne jemi para dy alternativave. E para ėshtė tė shkojmė sėrish tė tender. Por ka edhe njė alternativė tjetėr, qė tė jem i sinqertė e ju, mė ėshtė dukur gjithnjė mė  e mira, qė qeveria shqiptare tė marrė pėrsipėr ndėrtimin e kėsaj vepre tė mrekullueshme energjetike,” u shpreh Kryeministri, duke shtuar se krahas infrastrukturės rrugore nė njėrėn anė, njė projekt gjigand si Skavica, me njė kosto minimale gjysmė miliard Euro, nuk ishte i mundshėm, por situata ėshtė mė premtuese qė qeveria tė konsiderojė vetė ndėrtimin e kėsaj vepre gjigande.

 

 

Kryeministri tha se Ministria e Ekonomisė dhe Energjetikės dhe KESH-i do tė pėrgatisė hapjen e tenderit pėr projektin dhe realizimi i tij mund tė fillojė gjatė kėtij mandati dhe do tė jetė vepra kryesore publike qė ndėrtohet nė Shqipėri nė mandatin tjetėr.

“Qeveria ka faktuar se nė Shqipėri ekzistojnė mundėsitė e ndėrtimit tė veprave botėrore. Pas rrugėve, Skavica ėshtė vepra mė e domosdoshme qė brenda portofolit tonė mund tė ndėrtojmė.”


 
Na Gjeni
Radio Tirana On Line    
Programet Ditore
Programet TV
Programi TVSH
 
Programet Satelit
Programi Ditor Satelit
 
Radio I
Programet Radio I
 
Radio II
Programet Radio II
 
Radio III
Programet Radio III
 
 
   
l    Home     l     Historiku     l     Ligji     l     Statuti     l     Taksa e aparatit     l     Keshilli drejtues     l     Bordi i Administrimit     l     Stafi     l     Publikime     l