KRYEFAQJA » Bulza Live Session
Bulza Live Session

Bulza Live Session

Bulza Live Session është një projekt muzikor radio televiziv, i cili ka për qëllim zbulimin dhe promovimin e muzikës së re të krijuar nga artistë të rinj dhe jo vetëm. Grupe të rrymave të ndryshme muzikore, kompozitorë dhe krijues të cilët kanë nevojë të shfaqin e të publikojnë krijimet e tyre fillimisht live e më pas këto krijime do të publikohen në cd compilation për publikun dhe ndjekësit e muzikës.

Qëllimi i këtij formati është që artistët e krijuesit të mos frenohen nga pamundësia ekonomike për të ndjekur zinxhirin promovues të nevojshëm për regjistrimin dhe publikimin e një kënge.
Bulza Live Session nëpërmjet mbështetjes mediatike dhe teknike të Radio Televizionit Shqiptar i mundëson këtyre krijuesve kushtet për të paraqitur këto krijime në këtë program.

Emisioni do të transmetohet nga e Hëna në të Premte ora 23.00, në rrjetin e RTSH dhe Radio Tirana.

Kthehu Pas