KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi (Faqe 5)

Ekonomi

Buxhuku : “ Te krijohet një ent rregullator për energjinë”

Cmimi, gazi i lengshem, rritet cmimi, ent rregullator i energjise,

Rritja për të tretën herë brenda dy muajsh e çmimit të gazit të lëngshëm për automjetet sipas administratorit të përgjithshëm të konfindustrias, Gjergj Buxhuku, dikton si domosdoshmëri ngritjen e një enti të posaçëm për tregun e karburanteve. “Do të ishte e arsyeshme qe së pari, tregu i karburantëve të vihej nën …

Më shumë

Komisioni Europian, optimizëm i matur për ecurinë ekonomike të Shqipërisë

Komisioni Europian publikoi parashikimin ekonomik të Dimrit për vendet anëtare dhe kandidate të BE-së. Në përmbldhjen për Shqipërinë theksohet se “kërkesa e brendshme mbështet shërimin” e ekonomisë vendase. Ngjitja graduale e rritjes ekonomike (nga 3.3 përqind në 2016, 3.5 përqind këtë vit dhe 3.6 përqind gjatë 2018) bazohet tek shpenzimet familjare dhe investimet private. “Një pozitë akomoduese e politikës monetare, përmirësimi i tregut të punës, dhe prurjet e forta të investimeve të huaja direkte janë caktuar për të mbështetur shpenzimet e konsumatorëve dhe investimet e biznesit gjatë dy viteve të ardhshme” bën të ditur dokumenti. Ai parashikon gjithashtu rënie të deficitit fiskal dhe të normës së borxhit publik, por thekson se “angazhimi i qeverisë për konsolidimin fiskal mund të testohet në fund të programit të FMN-së, si dhe nga zgjedhjet e ardhshme”. “Rritja e pasigurisë politike lidhur me zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2017 mund të ndikojë konsumin dhe investimet,” vlerëson parashikimi ekonomik i dimrit. “Rigjenerimi i kredisë mund të marrë më shumë kohë nga ç‘pritet në kuadër të numrit të vazhdueshëm, ende të lartë, të kredive të këqia”. Zbatimi i reformave strukturore “të tilla si ajo e saponisur në mënyrë të plotë e gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, mund të përmirësojnë mjedisin për biznesin dhe potencialin e zhvillimit ekonomik në afatgjatë”. Ndërsa, pritet një shtim i lehtë i rritjes reale të eksportit, gjatë dy viteve në vijim, rritja e kërkesës së brendshme parashikohet të mënjanojë importet, duke rezultuar përgjithësisht me kontribut negativ për zhvillimin (rritjen ekonomike) nga sektori i jashtëm, sidomos gjatë 2017-ës. Deficiti, tashmë i madh i llogarisë rrjedhëse pritet të zgjerohet disi vitin e ardhshëm në 13.1 përqind të PBB-së (nga 11.8 përqind aktualisht). Tendenca rritëse në investime parashikohet të vazhdojë dhe kjo lidhet kryesisht me dy projekte të mëdha vijuese në sektorin e energjisë, të cilat kërkojnë investime të huaja direkte shtesë, sidomos gjatë 2017. Me supozimin e mosndryshimit të politikave aktuale, reduktimi i deficitit buxhetor pritet të vijojë në përputhje me strategjinë fiskale aktuale të qeverisë, duke ndikuar për uljen graduale të normës së borxhit publik ndaj GDP. Por parashikimi fiskal lidhet me dy rreziqe domethënëse, sipas Komisionit Europian. “Së pari, qeveria mund të qetësojë pozitën e politikës së saj fiskale në kontekstin e zgjedhjeve të radhës”. Rreziku i dytë është përfundimi i përcaktuar i ujdisë me FMN në Shkurt 2017, që do të thotë se “strategjia e qeverisë për konsolidim mund të humbasë një pikëmbështetje të rëndësishme”, vlerëson parashikimi ekonomik i dimrit për Shqipërinë.

Komisioni Europian publikoi parashikimin ekonomik të Dimrit për vendet anëtare dhe kandidate të BE-së. Në përmbldhjen për Shqipërinë theksohet se “kërkesa e brendshme mbështet shërimin” e ekonomisë vendase. Ngjitja graduale e rritjes ekonomike (nga 3.3 përqind në 2016, 3.5 përqind këtë vit dhe 3.6 përqind gjatë 2018) bazohet tek shpenzimet familjare …

Më shumë