KRYEFAQJA » Ditë të Mbarë
Ditë të Mbarë

Ditë të Mbarë

Rreth emisionit

‘’Ditë të Mbarë’’ , E Hënë – E Premte nga ora 9.00 – 10.00 .

Roni dhe miqtë e tij ju ftojnë për te pirë kafen ose çajin e mëngjesit. Me temat e ndryshme dhe komunikimin e drejtpërdrejte. Ju do keni mundësi t’i shpëtoni rutinës , do qëndroni larg njerëzve të mërzitshëm , dhe do t’i jepni ditës tuaj një kuptim te ri. Emisioni ‘’Ditë të Mbarë ‘’ e ka filluar transmetimin në vitin 2010 dhe sot numëron mbi 95 000 fans ne Facebook. Nëse keni dëshire , të zgjoheni çdo ditë me humor të mirë, atëherë bashkohuni me ne duke na ndjekur.

Florian Zyka  i njohur si  ‘’ Roni ’’ , është  Gazetar dhe  Moderator  në ‘’Radio Tirana’’. Pasionet  e tij janë letërsia, muzika, sporti  dhe bota e medias .  Shkathtësia në komunikim, batutat dhe trajtimi me humor  i problematikave të ndryshme e kanë bërë  atë një nga prezantuesit më të dashur për të gjithë dëgjuesit e Radios. Ai vjen tek ju në mëngjes me emisionin ‘’Dite të Mbare’’, dhe në mbrëmje  me emisionin ‘’Miqtë e Mbrëmjes’’. Përveç  angazhimeve në Radio ,  Roni ka shkruar Tekste Këngësh  për  shumë  emra më të njohur të muzikës Shqiptare , duke përmendur këtu vetëm disa prej tyre:

  • Vedat  Ademi – Koha  s’kthehet
  • Eugent Bushpepa – Maska e madhështisë
  • Klodian Kacani – Me Ty ( Fitues i Cmimit  2 ne Festivalin  52 ne RTSH)
  • Xhoi – Pertej Vetmise
  • Kamela Islami – Loje Dashurie & Jetoj pa Ty
  • Kejsi Tola – 1 Minute & Prane
  • Mariza Ikonomi – Ku eshte dashuria( Fitues i Cmimit 3 ne Festivalin 45  ne RTSH)
  • Merland Kademi – Sa Keq & Ketu fillon Parajsa
  • Rezarta Smaja – Ti
  • Revolt Klan – Endrra Vazhdon &  Shtojzovalle
  • Emi Bogdo – Nje Femer
  • Marjeta Billo – Kur ti nuk je

Gjithashtu  ai është fitues i shumë çmimeve si Autor Tekstesh  në  Këngët  e Festivaleve për  Fëmije.

Mixcloud


Kthehu Pas