KRYEFAQJA » Gjithçka Shqip
Gjithçka Shqip

Gjithçka Shqip

Rreth emisionit

Gjithçka Shqip është kombinimi i muzikës së mire, lajmeve më të fundit, të ftuarve dhe komunikimi me dëgjuesin.

Për çdo ditë në orën 16:00, në një bashkë transmetim në Radio Tirana dhe Radio Tirana 2, Andri dhe Artemisa prezantojnë hitet e momentit nga muzika shqiptare. Me emërues të përbashkët muzikën, për dëgjuesin vjen loja telefonike, të rejat më të fundit nga jeta private dhe profesionale e artistëve si dhe të ftuarit në studio që zgjedhin këtë transmetim për promovimin e krijimeve të tyre.

Gjithçka Shqip aq i dashur për dëgjuesit njohu përvojën televizive të transmetimit gjatë periudhës Shkurt – Qershor 2014. Në ekranin e RTSH ai ofroi për shikuesit fanatike por edhe për ndjekësit e rinj një galeri të ftuarish që rrëfyen lidhjet me muzikën dhe jo vetëm duke tentuar deri edhe performanca live.

Realizuesit e tij janë Andri Xhahu dhe Artemisa Deda.

Andri Xhahu, pasionin për prezantimin e ka nisur në Radio Koha në vitin 2003 dhe që prej vitit 2004 është gazetar në Radio Tirana, fillimisht me emisionet e mbrëmjes “Nata nuk do t’ia dijë”, “Bisedë më zë të ulët”, “Pergamen”, “Hapur” dhe “Deri në pikë të fundit”. Momentalisht është në drejtimin e emisionit muzikor “Gjithçka Shqip” dhe radio dokumentarit “Anë e errët”. Gjithashtu, që prej vitit 2012, është komentatori dhe prezantuesi i pikëve të Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision.

Artemisa Deda ka nisur prezantimin në Radio Tirana në vitin 2012 dhe tashmë është prezantuesja e emisionit “Gjithçka Shqip”. Më herët ka qenë në drejtimin e “Miqtë e shtëpisë së librit”, një emision dedikuar tërësisht librit dhe lexuesve.

Galeri

« 1 of 2 »

Kthehu Pas