KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 1 Korrik, nis kontrolli i ndotjes nga automjetet sipas normave të BE

1 Korrik, nis kontrolli i ndotjes nga automjetet sipas normave të BE

Me 1 korrik 2016 fillon zbatimi rigoroz pa tolerancë i normave të lejuara të elementeve ndotës nga gazrat e automjeteve. Sipas udhëzimit të vitit të kaluar të ministrisë së transporteve dhe infrastrukturës, një gjë e tillë bëhet për shkak të ndotjes së lartë nga makinat. “Fillimisht ka patur një tolerancë në 6-mujorin e dytë të vitit 2015, tolerancë e cila është përgjysmuar në 6-mujorin e parë të 2016, dhe në 1 korrik të 2016, fillon zbatimi pa asnjë tolerancë në përputhje me direktivat e BE për kontrollin teknik” tha për TVSH Maksim Tashi specialist i Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.
Atomjetet që nuk kalojnë kolaudimin për këtë shkak, nuk do të lejohet të qarkullojnë më. Zoti Tashi sqaron se nuk ka rëndësi viti i prodhimit të makinës për të kaluar testin, por vetëm zbatimi i kësaj norme.
Sipas specialistit të Ministrisë së Transporteve, Maksim Tashi, drejtuesit e mjeteve duhet të zgjedhin me kujdes edhe cilesinë e karburantit që përdorin.