KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 1 vit pas sulmeve në Paris, Sting mban koncert në “Bataclan”

1 vit pas sulmeve në Paris, Sting mban koncert në “Bataclan”

Salla e koncerteve të “Bataclan”, që ishte e mbyllur që nga data 13 nëntor 2015, rihapi të shtunën në mbremje dyert e saj dhe, STING foli qw foli nw frengjisht e hapi koncertin emocional me një minutë heshtje, dhe tha para turmës: “Ne s’do t’i harrojmë ata”.

Qindra buqeta me lule, mesazhe dhe qirinj ishin vendosur në hyrje të sallës së koncerteve në homazh të viktimave të sulmit të kryer nga tre xhihadistë një vit më parë dhe shume spektatorë hynë në sallë duke majtur trëndafila në duar.

Më 13 nëntor 2015, sulmuesit u futen përmes hyrjes kryesore të sallës së muzikës, duke shkrepur rrebesh plumbash mbi turmën që ishte mbledhur për ta dëgjuar rok grupin “The Eagles of Death Metal”, shkruan Express.

Gjatë sulmit që zgjati më shumë se dy orë, sulmuesit ekzekutuan disa persona dhe morën peng të tjerët. Sulmi përfundoi pasi njëri sulmues u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë vranë veten duke i shpërthyer jelekët me eksplozivë.