KRYEFAQJA » LAJME » 100 vjeçarja thyen rekordin e 100 metrave
100 vjeçarja thyen rekordin e 100 metrave

100 vjeçarja thyen rekordin e 100 metrave

Ajda Kiling është rekordmenia e re botërore e 100 metërshit. Në fakt është fjala për një 100 vjeçare nga SHBA. Kiling ka kaluar e para vijën e finishit në një turneu moshash që zhvillohet në SHBA, duke vendosur një rekord të ri botëror për vrapuesit “shekullorë”, 1 minutë e 17 sekonda. Fituesja mori një përqafim nga vajza e saj Shelli, e cila ishte e lumtur për këtë rekord të vendosur nga nëna e saj që ende ka një aktivitet të mirë fizik.