KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 100 vjet gërmime të arkeologëve italiane dhe shqiptarë në Muzeun Historik Kombëtar
muzeu kombetar

100 vjet gërmime të arkeologëve italiane dhe shqiptarë në Muzeun Historik Kombëtar

Një mori zbulimesh arkeologjike në Shqipëri kanë ardhur si rezultat i bashkepunimit mes arkeologëve shqiptare dhe atyre italiane. Këto ekspedita të përbashkëta kanë nisur që në fund të shekullit të 19-të dhe pavionet e arkeologjisë në Muzetë e Tiranës, Gjirokastrës dhe Durrësit e tregojnë më së miri këtë. Janë të paktën 100 vjet gërmime, rezultatet e të cilave do të bëhen bashkë në një ekspozitë të madhe në Muzeun Historik Kombëtar. Kuruar nga arkeologu Xhuzepe Lepore, ekspozita do të ofroje objekte interesante të zbuluara kryesisht në Finiq, Adrianopolis dhe Durrës. Vetë arkeologu Lepore ndodhet në Shqipëri që prej vitit 2000.
Ekspozita është konceptuar në dy pjesë. Pjesa e parë përfshin periudhën nga viti 1880, kur italianët nisën bashkëpunimin me vëllezërit shqiptare, deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Pjesa e dytë përmban zbulimet e bëra nga viti 2000 e deri më sot. Mos harrojmë se një nga arkeologët e njohur italiane që punoi prej vitesh është Ugolini. Zbulimet e bëra nga ekspeditat e dejtuara prej e tij do të zënë vend në këtë ekspoze.
Lepore bën me dije se, pas qëndrimit hapur deri në 20 maj në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita me objektet arkeologjike të ekspeditave italo-shqiptare ndër vite do të udhëtoje drejt Italisë.