KRYEFAQJA » LAJME » Risi pozitive në kodin e punës
Ndryshime në disa nene në kodin e punës

Risi pozitive në kodin e punës

Ndryshimi i disa neneve në Kodin e Punës që do të hyjnë në fuqi nga mesi i muajit të ardhshëm, do të ndihmojnë për një mbrojtje më të madhe të të punësuarve përpara ligjit. Kjo për sa i takon sigurisë në punë, por edhe për ato raste kur kontrata shkelet nga punëdhënësi, pasi nuk është në formë të shkruar. Drejtori për marrëdhëniet e punës në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Manohasa shpjegon që një prej risive që parashikon kodi i punës është një kontratë pune e shkruar për ndërtimin e një marrëdhënie të sigurtë ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit. 

Në 11 risitë që sjell kodi i punës parashikohen ndryshime pozitive për sa i takon lejes vjetore dhe lejes së lindjes.

Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet edhe rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, gjithashtu përfshihet edhe ndalimi i diskriminimit në punësim dhe formim profesional.