KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 112 emigrantë afrikanë kapen në brigjet e Libisë
Migrants sit in a boat during a rescue operation by Italian navy off the coast of Sicily on Nov. 28, 2013. Italy is looking to revamp the way it handles the hundreds of thousands of migrants who arrive annually.

112 emigrantë afrikanë kapen në brigjet e Libisë

Roja bregdetare e Libisë ka kapur një barkë me 112 emigrantë në bord, të cilët po udhëtonin drejt brigjeve europiane. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas, të cilët thanë se emigratët ishin të gjithë shtetas afrikanë. Një emigrante nga Nigeria tha se kishte paguar 2 500 dollarë për këtë udhëtim të rrezikshëm dhe sërish shpreson që të kalojë Mesdhe në kërkim të një jete më të mirë. Më herët gjatë muajit maj, 113 persona humbën jetën pas fundosjes së 4 peshkarexhave të ngarkurara me klandestinë në ujërat mes Italisë dhe Libisë në tentativë për të mbërritur në vendet europiane. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rruga e preferuar e refugjatëve është kjo e Mesdheut, veçanërisht pas mbylljes së rrugës ballkanike dhe pas marrëveshjes së fundit të nënshkruar mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.