KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 12 maj, hiqen kontrollet kufitare midis Austrisë dhe Gjermanisë
kufiri austriak gjerman hapet ne maj refugjatet

12 maj, hiqen kontrollet kufitare midis Austrisë dhe Gjermanisë

Në një intervistë për televizionin ORF, ministri i brendshëm gjerman Tomas de Maizier deklaroi se kontrollet kufitare mes Austrisë dhe Gjermanisë mund të hiqen muajin e ardhshëm, nëse numri i refugjatëve në kufi do të vijojë të jetë i ulët, siç po ndodh aktualisht.Besoj se në 12 maj ne do të ndalojmë kontrollet kufitare mes dy vendeve. Aktualisht po reduktojmë forcat policore në kufi, por duam të jemi të përgatitur nëse numri i refugjateve që hyjnë në vend rritet sërish. Prandaj po zbatojmë një strategji për ta ndjekur situatën hap pas hapi”, u shpreh ministri i brendshëm i gjermanisë. Kontrollet në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë, u vendosën nga Gjermania në shtator të vitit të shkuar, në mënyrë që të kontrollohej fluksi i refugjatëve që kalonin kufirin austriak për në territorin gjerman.