KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 12 Nëntor, hyn në fuqi ligji i supergjobave
Ahmetaj: "50 për qind e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon"

12 Nëntor, hyn në fuqi ligji i supergjobave

Më 12 nëntor hyn në fuqi Ligji i Procedurave Tatimore, i njohur si ligji i supergjobaeve për bizneset që kryejnë evazion fiskal. Ato variojnë nga 500 mijë deri në 10 milion lekë, madje parashikohet edhe kallëzim penal. Ligji parashikon të paktën gjashtë raste kur këto gjoba vendosen, duke filluar nga bizneset që nuk deklarojnë adresën, nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve, nuk deklarojnë punonjësit, nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve apo nuk lëshon kupon tatimor.
Miratimi i këtij ligji ka ngjallur mjaftë debate dhe polemika. Qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama janë treguar të vendosur në miratimin dhe zbatimin e tij. Sipas tyre ai synon jo dënimin e biznesit, por formalizimin e ekonomisë shqiptare, niveli informal i së cilës sipas burimeve zyrtare i kalon 40 për qind.
Vec kundërshtimeve me protesta, debate publike e mediatike, ka shumë mundësi që dënimet e reja të kundërshtohen edhe juridikisht. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka i cituar nga mediat, ka deklaruar se ndryshimet ligjore për Ligjin e Procedurave Tatimore mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Mundësinë për ta çuar këtë ligj në Kushtetuese e ka shprehur edhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Krauford.
Hyrja në fuqi e Ligjit për Procedurat Tatimore, pkoincidon edhe me zhvillimin e seancës parlamentare të ditë së enjte, e cila mund të kthehet në një seancë debati të fortë mes maxhorancës dhe opozitës.