KRYEFAQJA » LAJME » 13 shtator, mësimi nuk nis në disa shkolla
13 shtator, mësimi nuk nis në disa shkolla

13 shtator, mësimi nuk nis në disa shkolla

Dita e parë e mësimit, ajo që duhej të ishte një ditë e shënuar dhe e gëzuar në jetën e një nxënësi, për nxënësit e Shkollës “Adriatik” në qytetin e Divjakës, nuk ka qenë e tillë. Nxënësit dhe mësuesit e tyre e gjetën shkollën e mbyllur. Disa tentuan të hyjnë brenda dhe mbetën më të befasuar. Klasat ishin boshatisur. “Kur erdhëm këtu, bankat i kishin marrë” thotë një prind që ka shoqëruar fëmijën. Të habitur dhe shqetësuar shprehen edhe të tjerë. Duket se arsyeja e mbylljes se shkolles është amortizimi i godinës, por kryeplaku i fshatit thotë se ai nuk ka marrë dijeni.  Ndërkohë nxënësit u njoftuan se do të mësojnë në një tjetër godinë, rreth 7-8 kilometra larg nga shtëpitë e tyre, në fshatin Bedat, por pa u siguruar transportin. “Nuk erdhi makina të na merrte e te shkonim në shkollë” tha një vogëlushe.
I trishtueshëm ishte ky vit shkollor edhe për fëmijët e fshatit Kallm të Fierit. Rreth 300 nxënës të këtij fshati kanë refuzuar vajtjen në shkollë, pasi rruga që lidh Kallmin me shkollën nëntë vjeçare “ Europa” është e pakalueshme. “Rruga është emergjente” thotë një prej banorëve që ditën e parë të shkollës kanë protestuar. “Ne si prindër nuk do ti çojmë fëmijët në shkollë” shton ai. Në shenjë pakënaqësie ata thonë se të qëndrojnë jashtë dyerve të shkollës derisa rruga të rregullohet.