KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 13 viktima nga zjarri në Rouen të Francës
13 viktima nga zjarri në Rouen të Francës
EPA/CHRISTOPHE PETIT TESSON

13 viktima nga zjarri në Rouen të Francës

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur pas një zjarri të madh që shpërtheu natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna në një lokal në Rouen, të Francës. Sipas mediave zjarri ka rënë në ambintet ku po festohej një ditëlindje dhe viktimat janë të moshës 18-25 vjeç. Sipas autoriteteve ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por dyshohet të jetë aksidentale. Disa mediat citojnë burim nga hetimet të kenë thënë se qirinjtë e tortës së ditëlindjes mund të ketë qenë shkaku i zjarrit që i mori jetën 13 të rinjve, por hetimet vazhdojnë. Zjarri fillimisht nisi në bodrumin e lokalit dhe më pas u përhap në të gjithë ambientin.
Policia dhe njësitë zjarrfikëse të emergjencës mbërriten rreth orës 00:50 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe pas gati 30 minuta flakët u vunë nën kontroll.
Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin Universitar të Rouen. Njëmbëdhjetë dëshmitarë janë marrë në Sallën e Policisë Rouen të pyeten për të përcaktuar detajet e mëtejshme në lidhje me incidentin.
Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, tha në një deklaratë: “Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.