KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 15 të burgosur lirohen nga Guantanamo
EPA/JIM LO SCALZO
EPA/JIM LO SCALZO

15 të burgosur lirohen nga Guantanamo

15 të burgosur në bazën amerikane të Guantanamos, në Kubë, janë transferuar dhe u janë dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe.Të burgosurit janë 12 jemenas dhe 3 afganë. Pentagoni ka njoftuar se tashmë në burgun famëkeq kanë mbetur 61 të burgosur. Bëhet fjalë për transferimin më të madh të të burgosurve gjatë periudhës së administratës së presidentit Barack Obama. Obama ka përsëritur disa herë synimin e tij për të mbyllur Guantanamon, pavarësisht kundërshtimit nga Kongresi. Shumica e të burgosurve në Guantanamo janë mbajtur pa akuza apo gjykim për më shumë se dhjetë vjet. Sipas Naureen Shah, nga Amnesty International, “ky transferim është një sinjal i fuqishëm i faktit se presidenti synon ta mbyllë qendrën e burgimit brenda mandatit të tij”. Burgu në gjirin e Guantanamos ndodhet në një bazë detare amerikane në jug-lindje të Kubës.