KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 16 të lënduar nga sulmet në Nju Orlins
16 të lënduar nga sulmet në Nju Orlins

16 të lënduar nga sulmet në Nju Orlins

Të paktën 16 persona përfunduan në spital, pas të shtënave me armë, në një park në Nju Orlins, në shtetin jugor amerikan të Luizianës. Incidenti ndodhi kur afro 500 njerëz ishin mbledhur në park për të ndjekur filmimet e nje klipi muzikor dhe dy grupe të armatosura shkëmbyen zjarr. Nuk është raportuar për ndonjë arrestim të menjëhershëm. Policia tha se është herët për të konfirmuar nëse dhuna kishte lidhje me bandat kriminale.