KRYEFAQJA » LAJME » 17 prokurorë të EULEX-it vazhdojnë mandatin, emërohet një prokuror i ri
eulex

17 prokurorë të EULEX-it vazhdojnë mandatin, emërohet një prokuror i ri

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur unanimisht për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë. Vendimi është marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga Kuvendi i Kosovës. Pas kësaj, këta prokurorë do të dërgohen edhe në zyrën e presidentit të vendit në mënyrë që mandati i tyre të vazhdohet.