KRYEFAQJA » LAJME » 17 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

17 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Sot shënohen 17 vjet nga dita kur NATO u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë. Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës mes zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike dhe që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.