KRYEFAQJA » LAJME » 19 kandidaturat për vendet vakante të AMA-së: Javën e ardhshme

19 kandidaturat për vendet vakante të AMA-së: Javën e ardhshme

19 kandidaturat për vendet vakante të Autoritetit të Mediave Audiovizive, do të dëgjohen nga komisioni i medias javën e ardhshme. Kjo është vendosur në mbledhjen e radhës së këtij komisioni, në dakordësi me të dyja palët. Dy cështje jashtë rendit të ditës kanë qënë zgjedhjet në universitete si dhe stadiumi i ri. Komisionerët e djathtë kërkuan seancë dëgjimore me ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me këto zgjedhje. Palët ranë dakord që ajo të thirret në këtë seancë pas dekretimit nga ana e presidentit të Republikës të të mandatuarve. Gjithashtu ata kërkuan edhe një dosje të plotë me informacion mbi zgjedhjet në universitete, procesin dhe kandidaturat. Një seance dëgjimore si dhe një dokumentacion i detajuar është kërkuar nga komisioni edhe për stadiumin e ri. Nga ana e deputetit Fidel Ylli kundërshtimi i projektit ka ngjyra politike, ndërsa sipas kryetarit të komisionit Genc Pollo, vendimet e qeverisë Berisha mbi këtë projekt janë tjetërsuar, nga vendime për një ambient terësisht sportiv, në ambjente sportive dhe komerciale njëkohësisht.