KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 19 viktima nga sulmi me thikë në Japoni

19 viktima nga sulmi me thikë në Japoni

Autoritetet japoneze thanë se të paktën 19 veta janë vrarë në një sulm me thikë në një qendër për persona me nevoja të veçanta në Sagamihara, në perëndim të Tokios. Më shumë se 24 veta janë plagosur. Transmetuesi publik japonez, NHK, tha se policia arrestoi sulmuesin i cili u vetëdorëzua. NHK e përshkroi të dyshuarin 26-vjeçar si ish-punonjës i qendrës. Motivet e sulmit janë ende të paqarta. Gazeta Asahi Shimbun, shkruan se i dyshuari ka thënë se “dëshiron ta shpëtojë botën nga njerëzit me nevoja të veçanta”.