KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 2 arsyet e ndryshimit të pagave
Rama: Më 1 mars 100 milionë dollarë për paga dhe pensione

2 arsyet e ndryshimit të pagave

Projektligji për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që parashikon përmirësim rrënjësor të trajtimit financiar dhe të masave mbështetëse gjatë dhe pas lënies së detyrës, sipas hartuesve te draftit vjen ne përputhje me dinjitetin e detyrës dhe eshte i përshtatshem për të garantuar pavarësinë dhe mbrojtjen nga ndërhyrjet e jashtme në ushtrim të funksionit të tyre. Sistemi i pagave, shpërblimeve dhe kujdesit social e shëndetësor të gjyqtarëve, si një nga mjetet për garantimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së tyre në detyrë, nuk i përgjigjet domosdoshmërisë së trajtimit financiar adekuat dhe dinjitoz të tyre. Sipas draftit, pagat akuale nuk janë dinjitoze.  Paga dhe trajtimi financiar aktual i gjyqtarit nuk mban parasysh në masë të mjaftueshme dinjitetin e detyrës e të profesionit, natyrën e përgjegjësive të funksionit gjyqësor, shkallën e vështirësive në përmbushjen e tij, numrin e lartë të papajtueshmërive dhe ndalimeve të posaçme për të kryer veprimtari të tjera që sjellin të ardhura, nevojën për t’i mbrojtur nga presionet dhe ndikimet në veprimtarinë e tyre gjyqësore e në sjelljen e tyre në tërësi, si edhe nevojat e integrimit social të tij dhe të familjes në shoqëri. Nga ana tjetër këto paga sipas draftit justifikojn edhe kufizimet e shumta që sjell për jetën e gjyqtarëve dhe prokurorëve projektligji i ri i reformës në drejtësi.