KRYEFAQJA » LAJME » 20 milionë euro nga trafiku i emigrantëve kosovarë drejt BE
20 milionë euro nga trafiku i emigrantëve kosovarë drejt BE

20 milionë euro nga trafiku i emigrantëve kosovarë drejt BE

Valën e madhe të emigrimit të kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, në fund të vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti, besohet se e kanë organizuar rreth 200 trafikantë. Burime nga institucionet kosovare të sigurisë, të cilët kanë siguruar informacione për një kohë të gjatë në lidhje me eksodin e qytetarëve drejt BE-së, bëjnë të ditur se mes trafikantëve ka pasur shtetas të Kosovës, të Serbisë, por edhe të Maqedonisë, të cilët për një periudhë disamujore kanë arritur t’i çojnë ilegalisht në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian rreth 80 mijë kosovarë. Sipas këtyre burimeve, trafikantët vlerësohet se kanë përfituar rreth 20 milionë euro brenda një periudhe të shkurtët kohore, përkatësisht rreth 7 muaj, nga shatori 2014 deri në fund të marsit 2015, kur mijëra kosovarë i mësynë Bashkimit Evropian, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin serbo-hungarez.