KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 20 viktima nga sulmet në Irak

20 viktima nga sulmet në Irak

Raportet nga Iraku bëjnë të ditur se së paku 20 persona janë vrarë në dy sulme të ndara në Bagdad. Sipas policisë, një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në një rrugë tregtare të Bagdadit të Ri, lagje me shumicë shiite. Së paku 15 veta kanë humbur jetën në këtë sulm. Një makinë bombë ka shpërthyer po ashtu në qytetin Taji, në veri të Bagdadit, duke vrarë pesë persona. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kanë kryer sulme të tilla muajt e fundit. Bombardimet e fundit vijnë në kohën kur forcat irakiane po bëjnë përpjekje të marrin kontrollin e qytetit Falluxha nga Shteti Islamik.