KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 20 viktima nga zjarri i rënë në një spital në Indi
20 viktima nga zjarri i rënë në një spital në Indi

20 viktima nga zjarri i rënë në një spital në Indi

Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në lindje të Indisë duke i marrë jetën të paktën 20 personave, ndërsa me dhjetëra pacientë të tjerë u dërguan në një tjetër spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Rreth 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e zjarrit dhe vetëm pas disa orësh arritën t’i vinin flakët e mëdha nën kontroll. Dëshmitarët dhe burimet spitalore thanë se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik. Shumica e viktimave thuhet se humben jetën nga asfiksia.