KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 200 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës
200 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës

200 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës

Qeveria shqiptare ka vendosur të investojë rreth 200 milionë euro për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës rreth 95 kilometra e gjatë. Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë publike tha se ky është projekti më i madh i ri i qeverisë shqiptare. Ai shprehu shpresën se realizimi i tij do t’i japë Vlorës një hapësirë të re zhvillimi në funksion të turizmit dhe bujqësisë. Segmenti i parë i rrugës me vlerë 40 për qind të projektit do nisë në vjeshtë, ndërsa i dyti do të fillojë brenda këtij viti. Qëllimi është të kemi sa më shpejt një koridor të ri lidhës me bregun e Jonit, tha zoti Rama. Nga reabilitimi i plotë dhe ndërtimi i këtij aksi parashikohet një rritje mesatare e fluskit të njerëzve mbi 4 për qind në vit, ç’ka mund të konsiderohet një investim strategjik për ekonominë shqiptare. Rruga e Lumit të Vlorës është një rrugë alternative nga Vlora në drejtim të Rivierës shqiptare.