KRYEFAQJA » LAJME » 2015-Turizmi shqiptar shënon rritje
2015-Turizmi shqiptar shënon rritje

2015-Turizmi shqiptar shënon rritje

Rreth 25 përqind më shumë turistë kanë vizituar Shqipërinë këtë verë, krahasuar me verën e kaluar. Ky është trendi rritës, që ka përllogaritur Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit shqiptar. Sipas të dhënave për 6-mujorin e parë të 2015-s janë konfirmuar mbi 1 milion e 391 mijë vizitorë të huaj, 14,7 përqind më shumë vizitorë se në të njëjën periudhë të 2014-s. Në vend të parë renditen shtetasit e Kosovës, të cilët zënë 38 përqind të hyrjeve e në 6-mujorin e parë. Ata kanë qenë 30 për qind më shumë se vjet. Rritje ka patur edhe numri i vizitorëve nga shtetet e Europës Perëndimore. Por sipas të dhënave të deritanshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit, ka patur një ulje të numrit të vizitorëve nga vendet fqinje ballkanike si Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia etj. E përkthyer në të ardhura, rritja e numrit të vizitorëve, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kanë arritur 594 milionë euro, gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, ose 9 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2014.