KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 2016, vit i shlyerjes së borxhit ndaj biznesit
2016, vit i shlyerjes së borxhit ndaj biznesit

2016, vit i shlyerjes së borxhit ndaj biznesit

Gjatë dy viteve në pushtet qeveria socialiste e kryeministrit Rama, ka shlyer afro 53 miliardë leke detyrime të prapambetura ndaj biznesit, bëjnë të ditur burime të ministrisë së financave. Kjo shumë përbën 5.3 perqind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Vetëm këtë vit deri në muajin tetor janë alokuar 17.73 miliardë lekë nga 20 miliardë që janë parashikuar. Vitin e kaluar qeveria pagoi 35 miliardë leke ose gati gjysmën e detyrimeve totale. Pjesa dërrmuese e fondeve u takon investimeve publike. Ato janë kryesisht kontrata të papaguara ndaj firmave për punë publike. Ndersa detyrimet që u takojnë tatimeve, si rimbursimi I TVSH, tatim fitimi dhe akciza, kapin vlerën e 5.77 miliardë lekëve.
Qe prej ardhjes ne pushtet, qeveria u angazhua përmes një strategjie të posaçme të paguajë të gjitha borxhet e prapambetura ndaj biznesit, për të çliruar sipërmarrjen nga kjo barre, e cila mbante peng zhvillim e tyre, por edhe të ekonomisë. Sipa ministrisë së financave parashikohet që në fund të vitit 2016 të jenë shlyer të gjitha borxhet ndaj biznesit. Ato vlerësohen të jenë rreth 72.6 miliardë lekë ose 5.3 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar.
Opozita nga ana e saj vazhdimisht e ka venë në dyshim egzistencën e borxhit në këto shifra, madje edhe shlyerjen e tyre me këto ritme.