KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 2016 – viti i Kadaresë
ismail kadare, 2016, panairi i librit, studiues, viti i kadarese,

2016 – viti i Kadaresë

Një panel i veçantë, me pedagogë të Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë, studiues dhe kritikë letrarë i është kushtuar në Panairin e Librit, shkrimtarit të madh Ismail Kadare. “Primisimus Inter Pares”, “I pari mes te barabartëve”, ka qënë auditoriumi që përmes referatesh të ndryshme është trajtuar rrënjësisht vepra e Kadaresë, ajo çka solli në letërsinë shqipe romancieri disa herë kandidat Nobel, i pëkrthyer në sa e sa gjuhë të botës.

Përsa i përket kandidimit edhe këtë vit për çmimin Nobel, gazetarja dhe pedagogia e gazetarisë Edlira Birko solli si shembull Televizionin Publik Gjerman. Sipas saj, një ditë para shpalljes së Bob Dilanit fitues të këtij çmimi, gazetari i fushës e kishte ndërtuar skaletën me Kadarenë, duke qënë i bindur në fitoren e tij këtë vit.