KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 21 shtator, Dita Ndërkombëtare e Paqes
21 shtator, Dita Ndërkombëtare e Paqes

21 shtator, Dita Ndërkombëtare e Paqes

Sot më 21 shtator, bota shënon Diten Ndërkombëtare të Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë datë si përkushtim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës. Tema e sivjetme e përkujtimit është “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” dhe ka për qëllim të rrise vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqërisë, për të bashkëpunuar për zgjerimin e paqes në botë. “U bëj thirrje të gjitha palëve t’i ulin armët dhe të ketë armëpushim në nivel global. U them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësirë për paqe,” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon. Dita ndërkombëtare e paqes shenohet edhe me një ceremoni në OKB ku bie Kambana e Paqes. Në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtete i dhuruan OKB-ës, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.