KRYEFAQJA » LAJME » 25 pika kontrolli për monitorimin e prerjes së pyjeve
pyje-te-prera

25 pika kontrolli për monitorimin e prerjes së pyjeve

Gjatë prezantimit zyrtar të task forcës për rojen e gjelbërt, Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj Task Force për garantimin e moratoriumit 10 vjecar të pyjeve. Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit, Altin Qato tha se janë 25 pika kontrolli të palëvizshme e alternuar me kontroll territori në pikat me të nxehta.

Kjo task forcë funksionon prej disa ditësh 24/24 , në pikat e kryesore në akset rrugore në gjithë territorin e vendit për transport, në kontrollin e territorit në pikat e nxehta të identifikuara si potencial për prerje pyjesh, si dhe në subjektet që përdorin si lëndën të parë atë drusore”.

Në vijim Qato theksoi se janë 25 pika kontrolli të palëvizshme e alternuar me kontroll territori në pikat me të nxehta. Në plan veprimi të kësaj Task-Force janë parashikuar 420 persona me përbërje të Ai u shpreh se deri tani ka pasur një funksionim normal, deri tani 9 raste të konstaktuara nga kjo Task-Force 6 procedime penale , 3 autore jane arrestuar, dhe vënë gjoba në masën 20 milionë të vjetra.”

Qëllimi kryesor i krijimit të “Rojes së Gjelbër” është rritja e bashkëpunimit ndërinsitucional për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve, në mbështetje të moratoriumit 10 vjecar të pyjeve.