KRYEFAQJA » LAJME » 25 vjet më të lidhur se kurrë! (Foto Galeri)
internaut, dita e internetit, lajme teknologji, tim berners lee, shpikja webit

25 vjet më të lidhur se kurrë! (Foto Galeri)

A mund ta imagjinoni një ditë botën pa mundur të hyjë në internet?
“Rrjeti i botës së gjërë”, ose siç njihet ndryshe si “World-Wide-Web” është një pjesë thelbësore e jetesës moderne, por jo përpara 23 gushtit të vitit 1991. Si sot, 25 vjet më parë, “internautët” (teknicienët që përdornin internetin), filluan të përfshinin edhe publikun e gjërë në mbarë botën, teksa rrjeti “World-Wide-Web” u hap për të gjithë pas kësaj dite. Fjala “internaut” vjen nga kombinimi i fjalëve “internet” dhe “astronaut”. Sot, numërohen mbi 2.8 miliardë internautë.

E gjitha kjo falë z.Tim Berners-Lee!

Berners-Lee e shpiku “World-Wide-Web” (www) në vitin 1989 teksa punonte tek CERN. Në fillim, rrjeti u ndërtua dhe u përpunua për të arritur kërkesat e shkencëtarëve nëpër universitete dhe institucione për të shpërndarë informacione midis tyre.

Por me kalimin me kohës, rrjeti u hap për të gjithë. Tashmë, Berners-Lee është i përkushtuar për ta përmirësuar dhe për ta mbrojtur të ardhmen e rrjetit, dhe mbi të gjitha, kujdeset që të jetë i hapur dhe i lirë për të gjithë. Shfletoni galerinë për të parë disa momente të veçanta jetës dhe veprimtarisë së z.Tim Berners-Lee.

Para Mbrapa

berners-lee-570x366

tim-berners-lee-web-1989-2009

Queen+Elizabeth+II+Tim+Berners+Lee+Queen+Elizabeth+FV9NvpK-w6Rl

berners-lee-olympic-2

AAEAAQAAAAAAAAMXAAAAJGU0NmJhNmFhLTFlNDUtNGIwNy1hOTVkLTA2MWVmZmEyYzFlMg

EPA/ANDREJ SOKOLOW
EPA/ANDREJ SOKOLOW

Para Mbrapa