KRYEFAQJA » LAJME » 25 vjetori i themelimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë
Lulzim Basha

25 vjetori i themelimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë

Greva e urisë së minatorëve të Minierës së Valiasit konsiderohet edhe pas 25 viteve, si levizja më e madhe e sindikatave të pavaruara të Shqipërisë, që coi në plotësimin e disa kërkesave ekonomike por edhe politike. Në 25 vjetorin e themelimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Lulzim Basha e vendos në të njëjtën peshë të kaluarën dhe aktualitetin. Ai fton sindikalisitët të jenë zëri i përfaqësimit të interesit qytetar, pavarësisht sipas tij presionit qeveritare.
Sindikalistët i kërkuan Bashës, të reflektoje në projektin e PD-së, kërkesat për çështjen e Pagave. Basha tha se ato do të integrohen në projektin ekonomik dhe social , i cili ka përfunduar se hartuari nga cdo departament i selisë Blu dhe pritet të konsultohet gjerësisht. Sipas Bashës qeveria aktuale ka zhytur vendin në krizë ekonomike , varfëri dhe papunësi. Zgjidhja është shprehu besim ai, projekti demokrat i taksave të ulëta , shtimit të investimeve dhe nxitjes së punësimit.