KRYEFAQJA » LAJME » 26 qendra shëndetësore të përkohshme për sezonin veror

26 qendra shëndetësore të përkohshme për sezonin veror

Duke filluar nga data 15 qershor deri më 15 shtator në të gjitha zonat turistike në vend do të fillojnë punën 26 qendra të përkohshme shëndetësore. Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se për këto qendra janë kontraktuar personeli mjeksor dhe infermieror si dhe është siguruar pajisja me barna.

Fondi ka publikuar edhe një listë të detajuar të zonave turistike ku janë ngritur qendrat e përkoshme shëndetësore. Këto qendra do të jenë pranë plazheve, ashtu sikundër do të jenë edhe në Alpe, në Valbonë, në Razëm, në Theth dhe në kohë te shkurter, ofrojnë ndihmë shëndetësore për këdo duke anashkaluar peripecite e trafikut drejt spitaleve në kohë vere . Ato janë të hapura për 24 orë në 7 ditët e javës.