KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 3-vjetori i shpalljes park natyror për Ulzën
shen marku

3-vjetori i shpalljes park natyror për Ulzën

Festa e Shën Markut dhe 3 vjetori i shpalljes së Ulzës, Park Natyror, mblodhi në këtë qytezë jo vetëm banorë të trevës por dhe banorë të zonave përreth. Për të promovuar vlerat natyrore të liqenit të Ulzës dhe zhvillimin e turizmit Agjensia Kombëtare e zonave të mbrojtura zhvilloi aktivitete të ndryshme. I pranishem zv. Ministri I Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, tha se kjo zonë është nderuar me emrin Park Natyror Rajonal për vlerat e saj natyrore dhe kulturore.
Tashmë, festimi i i ditës së Shën Markut, është kthyer në traditë në zonën e Ulzës ku veç celebrimit fetar zhvillohen dhe plot aktivitete të tjera artistike e turistike në liqenin e Ulëz-Shkopetit si dhe panaire me vlerat bujqësore e blegtorale të krahinës. Gjatë këtij aktiviteti morën pjesë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, si dhe përfaqësues të pushtetit qendror, deputeti, Shkëlqim Cani dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku u njohën nga Administratori i kësaj njësie për ecurinë e punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e fasadave dhe unazës në Qytezën Ulëz si dhe në tërësi me problematikat dhe me vlerat që ofron kjo zonë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe kryesisht atij familjarë, si pjesë atraktive që ofron Parku Natyror Rajonal Ulëz.