KRYEFAQJA » LAJME » 30 gusht, parlamenti voton “Vettingun”
30 gusht, parlamenti voton "Vettingun"

30 gusht, parlamenti voton “Vettingun”

Parlamenti shqiptar pritet të mblidhet pas diten e 30 gushtit për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si “ligji i vettingut”. Vendimi është marrë të martën pas dite nga konferenca e kryetarëve. Më parë në Komisionin e Reformës në Drejtësi pati debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit paraqiti 47 amendamente për 25 nenet e para dhe këmbënguli se projekti bie ndesh me kushtetutën. Komisioni ka miratuar projektligjin, por opozita është kundër. PS dhe LSI u shfaqën të vendosura për ta miratuar draftin edhe pa opozitën.
Komisionin e Reformës në Drejtësi do të vijojë punën për ligjin e SPAK dhe për qeverisjen gjyqësore. Por nga zhvillimet e fundit pritet një tensioni i ri mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë.