KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Berat, rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin
30% rritje të turistëve në Berat

Berat, rritet numri i turistëve që vizitojnë qytetin

Mbi 30 përqind rritje të numrit të turistëve është regjistruar këtë periudhë në Berat. Ndërsa parashikohet që deri në fund të vitit numri i tyre të dyfishohet.  Autoritetet qendrore dhe lokale po marrin masa që të ofrojnë sa më shumë shërbime. Brenda 6-mujorit të dytë të këtij viti parashikohet të përfundojnë edhe hartat e pikave historike të qytetit dhe krahinës, hartat e artizanatit dhe ushqimeve bio të Beratit, ku përfshihen edhe kantinat e verës apo baxhot, për t’u ardhur në ndihmë turistëve, që vizitojnë Beratin. 

Berati është përherë i pranishëm në shkrimet që bëhen për Shqipërinë në mediat e huaja, edhe për faktin se është trashëgimi botërore e UNESCO-s. Por për vitin 2016 bie në sy një vëmendje e shtuar ndaj tij nga media si Boston Globe, Skyscanner, Through Guides, La Repubblica etj.