KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 30 të plagosur në përleshjen mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve

30 të plagosur në përleshjen mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve

Të paktën 30 persona u plagosën nga ndërhyrja e ushtrisë izraelite e cila u përpoq të parandalojë mbajtjen e protestës të palestinezëve në lagjen Abu Dis të Jerusalemit. Gjysmëhëna e Kuqe palestineze njoftoi se një grup palestinezësh u mblodhën në lagjen Ebu Dis në protesta paqësore për t’u dhënë mbështetje të burgosurve palestinezë që janë hedhur në grevë urie në burgjet izraelite. I njëjti burim njofton se trazirat u shkaktuan kur ushtria izraelite ndërhyri me gaz lotsjellës dhe municione plastike në përpjekje për të shuar protestat. Në këto trazira janë plagosur të paktën 30 persona.