KRYEFAQJA » LAJME » 31 tetori: Dita ndërkombëtare e Qyteteve, “Përmirëso Qytetin” një nga aplikacionet e-Albania

31 tetori: Dita ndërkombëtare e Qyteteve, “Përmirëso Qytetin” një nga aplikacionet e-Albania

Sistemi Përmirëso Qytetin, të cilin çdo qytetar i 60 bashkive të vendit mund ta shfrytëzoje për të kontribuar në një qytet më të mirë u prezantua sot sëbashku me aplikime të tjera të e-Albania të ofruar nga AKSHI.

Studentët e Informatikës ekonomike do të jenë ata që në të ardhmen do ti përmirësojnë aplikacionet e vëna në jetë për efikasitet të shtuar.

31 Tetori është përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si Dita ndërkombëtare e Qyteteve smart. Shqipëria tashmë po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e tregut unik dixhital, theksoi prof. Kozeta Sevrani, shefe e departamentit të teknologjisë së informacionit në fakultetin ekonomik të universtitetit të Tiranës.