KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 34 migrantë, mes tyre 20 fëmijë gjenden të vdekur në shkretëtirën e Saharasë
sahara

34 migrantë, mes tyre 20 fëmijë gjenden të vdekur në shkretëtirën e Saharasë

Trupat e 34 refugjatëve mes të cilëve 20 fëmijë janë gjetur në shkretëtirën e Saharasë, në afërsi të kufirit me Algjerinë. Thuhet se refugjatët kanë vdekur nga etja pasi janë lënë aty nga kontrabandistët. Qeveria e Nigerisë ka bërë të ditur se trupat e refugjatëve janë gjetur në afërsi të vendit të vogël Asamak. Ministri i Punëve të Brendshme të Nigerisë Bazum Muhamed ka thënë se janë gjetur trupat e nëntë grave, pesë meshkujve ndërsa të tjerët janë fëmijë. Supozohet se ata kanë vdekur në periudhën mes 6 dhe 12 qershorit. Momentalisht janë identifikuar vetëm dy persona si shtetas të Nigerisë. Temperaturat në këto anë në këtë kohë mund të arrijnë deri në 42 gradë Celcius. Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se migrimi nga Afrika sub-Sahariane drejt Evropës është rritur ndjeshëm vitet e fundit.