KRYEFAQJA » LAJME » 4-fishim të prenotimeve në hotelet shqiptare me turistë nga Ukraina

4-fishim të prenotimeve në hotelet shqiptare me turistë nga Ukraina

Për shkak të rrezikut nga terrorizmi në Turqi, Egjipt, Tunizi, janë 3 milionë turistë rusë, që kanë kërkuar të kalojnë pushimet verore në Kroaci, por ky vend nuk i përballon dot. Ndërkohë, vendet e rajonit, por edhe Shqipëria, po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë rastësi të artë.

Rreth tre muaj pas heqjes për herë të parë të vizave me Ukrainën, ka një katërfishim të prenotimeve të hoteleve shqiptare me turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Europës Lindore.

Duke qenë se verën e shkuar prej numrit të shtuar të turistëve strukturat tona akomoduese edhe refuzuan turistë, a jemi gati për të përballuar turistët rusë e jo vetëm ata?